Diçka e pazakontë ka ndodhur në ditën e tretë të të testimeve të MotoGP, teksa pilotët janë trembur shumë në pistën tajlandeze të Buriramit.
Shkaku ishte një gjarpër që hyri në pistë ndërkohë që pilotët po regjistronin xhirot e tyre. Menjëherë u ndërprenë testimet dhe punonjësit e pistës ndërhynë për të larguar gjarprin.
Botërori i MotoGP do të nisë në 16 mars, me Çmimin e Madh të Katarit.