• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjallërimi i riteve satanike në Shqipëri

by Java News
03/01/2022 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Satanizmi përgjatë viteve ka fituar një reputacion në botë. I cilësuar tashmë si fe, shpesh është kthyer dhe si katalizator për krime të rënda. Përkundër kësaj, satanizmi ekziston dhe vazhdon të evoluojë. Në vitin 1990, kishte vetëm 50,000 persona që iu bashkuan satanizmit. Sot, sipas statistikave jozyrtare, ky numër është dyfishuar dhe vijon të rritet nga viti në vit duke ndërtuar kishën e satanit apo tempujt në disa vende të ndryshme të botës.

Satanizmi, ndryshe nga fetë e tjera, ka traditat dhe kanunet e saj për sa i përket kryerjes së ritualeve, përfshirë ritualin e flijimit njerëzor.

Thelbi i kultit satanik është sakrifica. Sakrifica e vërtetë për ta nuk është vrasja sie tillë, por mundimi vdekjeprurës i një qenieje të gjallë. Pikërisht nga kjo lindin dhe dyshimet e humbjes së jetëve në Shqipëri. Ajo që e bën akoma më të rëndë historinë është se tashmë ritet satanike po përhapen gjerësisht edhe nëpërmjet internetit.

Sipas ekspertëve, por edhe komunitetit fetar, diçka e tillë është shqetësuese, sidomos për grupmoshat e reja si një ndër kategoritë më të prekshme të sekteve sataniste.

7 vite më parë, një valë vetëflijimesh të miturish tronditi opinionin publik. Të gjitha viktimat, fëmijë të moshave të ndryshme, ndiqnin disa degëzime të fesë në vend, ndërsa vetëflijimet e tyre nuk u shpjeguan asnjëherë nga se erdhën, por tek të gjitha kërkohej ringjallja.

Ngjarja horror e Kombinatit në korrik të vitit 2020, ku nënë e bijë u vetëflijuan me shpresën se do të ringjalleshin, është padyshim më e rënda në shoqërinë shqiptare. Policia arriti në përfundimin se gruaja dhe dy vajzat e saj kishin përqafuar “Dëshmitarët e Jehovait”, megjithëse këta të fundit e mohuan një gjë të tillë. Dhe ky nuk është rasti i parë i vetëvrasjeve në Shqipëri, që kanë në sfond sektet fetare.

Një rast është shënuar në vitin 2003 në Karbunarë të Lushnjës, ku një 17-vjeçare vrau veten me armë zjarri, por në një letër lamtumire dha detaje për aktin e rëndë. E reja shkruante se pas vdekjes do të shkonte afër Zotit dhe do të ringjallej. Ajo kishte pak kohë që ishte shpallur praktikante e “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Në Fier, në shkurt të 2005-s, u shënua një tjetër vetëvrasje. E mitura, vetëm 11 vjeç i dha fund jetës pas një debati me prindërit. Këta të fundit e qortonin, pasi kishte lënë pas dore mësimet dhe merrej me librat e “Dëshmitarëve të Jehovait”. Po në këtë periudhë, një 24-vjeçare vdiq pasi refuzoi të merrte gjak që të shpëtonte jetën. Ajo ishte praktikante e të njëjtit sekt. Një tjetër vetëvrasje ndodhi në prill të 2014, ku i mituri u var në një pemë në sektorin “Rinia” në Durrës. 13-vjeçari kishte lidhje me “Dëshmitarët e Jehovait”, gjë që u tha nga vetë familjarët. Në asnjë rast nuk ka pasur konkluzione hetimi, që të zbulohen nxitësit e këtyre vetëflijimeve, pavarësisht se shumë familjarë të viktimave kanë këmbëngulur dhe kërkuar marrjen e masave.

Pak kohë më parë, një 23-vjeçare ndërroi jetë në Tiranë në rrethana misterioze. Në trupin e 23-vjeçares Evgjeni Baxho u gjetën simbole të dyshuara të ritualeve satanike, edhe pse u tha se shkak i vdekjes ishte infeksioni në dhëmballë.

Pas hetimeve doli se 23-vjeçarja komunikonte me një person i cili nuk u shoqërua asnjëherë për t’u marrë në pyetje. Në komunikimet e saj në rrjetet sociale me këtë person në një moment i shkruan Evgjeni Baxhos se do të ndjente që energjitë do t’i binin, por ky nuk ishte fundi, ndërsa e këshillonte se nuk duhet të takonte askënd dhe të mos fliste me askënd.

Ndonëse në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dokumentuar të këtyre riteve, rasti Evgjeni Baxhos dhe shenjat në trupin e saj tregojnë se ajo ishte pjesë e sekteve.

Vakumi ligjor bëri që në fundvitin e 2021 Ministria e Brendshme të thërriste në një takim konsultativ përfaqësues të institucioneve shqiptare, akademisë, medias dhe shoqërisë civile për të diskutuar rreth qasjes që duhet të kemi për të parandaluar ngjarje që lidhen me “krimet okulte”.

Rasti i Evgjeni Baxhos tregoi se vepra penale “shtyrja drejt vetëvrasjes” nuk mund të jetë zgjidhja, ndërsa legjislacioni apo kodi penal nuk parashikon asgjë mbi këto krime.

45 vite më parë, rasti i parë i vrasjeve si pjesë e riteve satanike, u regjistrua në Amerikë në atë që u njoh si dosja e “Son of Sam”. Në atë kohë, në Shtetet e Bashkuara ngjarja u mbyll me arrestimin e David Berkowitz pas 6 vrasjeve dhe 7 plagosjeve, por ajo që u zbulua më pas nga gazetari Maury Thery u ndoq si pjesë e hetimit.

David Berkowitz ishte pjesë e një kulti satanik shumë të gjerë, i cili i kërkonte anëtarëve të saj të kryenin vrasje si pjesë e flijimeve.

Në Shqipëri deri më tani 4 persona kanë humbur jetën përgjatë 1 viti, ndërsa në të gjitha rastet autoritete nuk kanë konkluduar asnjëherë hetimet dhe arsyet e vërteta se kush qëndron pas këtyre vetëflijimeve.(A2)

Next Post
Teknologji/ Nga nesër këto lloj telefonash, nuk do mund të përdoren më!

Teknologji/ Nga nesër këto lloj telefonash, nuk do mund të përdoren më!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

“Edhe sot kemi probleme me frymëmarrjen”, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

January 27, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

January 27, 2026
“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

January 27, 2026
Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

January 27, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

January 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In