• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjakmarrja/ Drama e 11-vjeçarit: Kam lindur i ngujuar, nuk di të shkruaj e as të lexoj

by Java News
06/12/2016 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbeni është vetëm 11 vjeç. Jeton me gjyshërit në fshatin Vrakë të qarkut Shkodër. “Faji” i vetëm i tij është që lindi në familjen Gjonluli. Ai nuk ka dalë asnjëherë nga pragu i shtëpisë. Nuk ka shokë. Nuk di shkrim e këndim, pasi nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë. Arbeni thotë se nuk del jashtë shtëpisë, pasi “është në gjak”.

“Unë e kuptoj këtë situatë. Kam frikë nga gjakësi, se njeriu frikë për jetën ka”, thotë 11-vjeçari, teksa fjalët e tij duken prej të rrituri. Kërkesa e tij e vetme është që të jetojë i lirë.

Familja e Arbenit ka 25 vite që është në gjak. Gjyshi i tij, Marku, 75-vjeçar, tregon për “Fiks Fare” historinë si nisi gjakmarrja. “Djali im vrau një kushëri. Edhe pse ai vuan dënimin, familja jonë qëndron e ngujuar. Disa pjesëtarë kanë ikur jashtë shtetit. Frika më e madhe është për nipin 11-vjeçar. Edhe kur shkojmë për të mbushur ujë, qëndroj tek cepi i ferrës për të parë nëse kalon gjakësi”, thotë Marku, ndërsa shton se më mirë të vrasin atë.

“Unë jam i vjetër dhe nuk i duhem as dreqit”, vijon Marku, ndërsa tregon se ka probleme edhe me disa familje të tjera, për shkak se djemtë e tij kanë vrarë.

Për shkak të gjakmarrjes, familja Gjonluli, në fshatin Vrakë të njësisë Guri i Zi, është sulmuar disa herë me armë zjarri. Marku tregon vendin ku kanë rënë plumbat dhe se si kanë shpëtuar fëmijët e vegjël pa u vrarë. Një nga dritaret e shtëpisë, e cila kishte pamje nga rruga e fshatit, ishte murosur, për shkak të këtyre sulmeve.

Ndërkohë, ekipi i gazetarëve të “Fiks Fare” udhëtoi drejt Malësisë së Madhe për të risjellë historinë e familjes Quku. E cila për shkak të gjakmarrjes i  kanë vrarë një vajzë 17-vjeçare. “Maria kishte vajtur për pushime tek gjyshi kur ne morëm vesh se u vra në arë bashkë me vjehrrin tim”, thotë e ëma e Maries. Ajo thotë se nuk e dinë se kush i ka vrarë, por shton se kanë patur më përpara probleme me gjakmarrjen.

Manushaqja tregon mes lotësh se Marie kishte nisur të bënte pajën dhe se qëndisjet e saj ajo do t’i ruante gjatë. Vajza më e vogël e kësaj familjeje shkruan në një fletë “Dua të jem e lirë”, ndërkohë që reciton një poezi për të motrën e vrarë, ku shpreh mallin e saj për të.

Dramën e kësaj familje e tregon për Fiksin Liljana Luani, mësuesja vullnetare që shkon në të gjitha familjet me probleme gjakmarrje. Familje që fëmijët e tyre nuk i dërgojnë dot në shkollë. Për familjen Quku ajo thotë se “është një familje me probleme të theksuara gjakmarrjeje”. Mes lotësh, ajo tregon se sa të vështirë e ka patur të fshijë nga regjistri emrin e Maries së vrarë.

Në Policinë e Qarkut Shkodër, shefi i krimeve Genti Berberi thotë se nga statistikat e fundit janë 47 familje të ngujuara dhe 12 fëmijë që nuk shkojnë në shkollë për shkak të këtyre problemeve. Ai thotë se historinë e gjakmarrjes mund ta tregojë më mirë një historian. Pyetjes së gazetarëve se nëse kërcënimi përbën vepër penale, Berberi nuk pranoi t’i përgjigjej, madje as të xhirohej me kamera. Në Drejtorinë Arsimore Shkodër, inspektori Entri Çaku pohon se ky institucion ka të identifikuar 5 fëmijë. Dhe Drejtoria Arsimore Shkodër u ofron mësim këtyre 5 nxënësve që qëndrojnë të ngujuar.

Ndërkohë, i pyetur për numrin e nxënësve të ngujuar se ku bazohen mbi të dhënat, ai thotë se të dhënat i marrin nga njësitë administrative./tch/a.k

Next Post
Erik Fullani tregon “paret” dhe luksin… (FOTO)

Erik Fullani tregon "paret" dhe luksin... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In