• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Giorgio Armani ka lënë 2 testamente, hapen zarfet sekrete/ Kujt do t’i kalojë pasuria

by Os De
11/09/2025 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Giorgio Armani, që u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, ka lënë pas vetes dy testamente të hartuar me dorë, të mbyllur në zarfa të vulosur.

I pari mban datën 15 mars dhe i dyti datën 5 prill të këtij viti. Dokumentet janë hapur dhe janë bërë publike më 9 shtator nga noterja Elena Terrenghi, sipas të dhënave të arkivit noterial të Milanos. Përmbajtja e tyre për momentin nuk është bërë publike.

Armani, i njohur për përpikërinë dhe përkushtimin ndaj çdo detaji, e kishte planifikuar me kujdes të jashtëzakonshëm procesin e trashëgimisë. Midis marsit dhe prillit ai kishte dorëzuar dy testamente, përmbajtja e të cilave ishte e njohur vetëm prej tij deri para pak ditësh.

Synimi i tij ishte që të siguronte një të ardhme të qëndrueshme për grupin “Armani”, duke vendosur një rol qendror për Fondacionin Armani, krijuar rreth dhjetë vite më parë së bashku me bashkëpunëtorin besnik, Leo Dell’Orco, si dhe bankierin Irving Bellotti.

Duke qenë se Armani nuk kishte fëmijë, ai kishte lirinë të shpërndante pasurinë e tij pa kufizimet që zakonisht parashikon ligji për trashëgiminë ligjore për të afërmit më të ngushtë si bashkëshorti/ja apo fëmijët.

Trashëgimtarët kryesorë të pasurisë dhe grupit “Armani” do të jenë tre nipërit e tij; Silvana dhe Roberta, vajzat e vëllait të ndjerë Sergio, Andrea Camerana, djali i motrës Rosanna, si dhe Leo Dell’Orco.

Trashëgimia përfshin jo vetëm 99.9% të aksioneve të grupit të njohur të modës, por edhe një pasuri të konsiderueshme të paluajtshme: vila në ishullin Pantelleria, rezidenca verore në Forte dei Marmi ku ndodhet edhe lokali i blerë së fundmi “La Capannina”, shtëpia në rrugën Borgonuovo në Milano, Villa Rosa në zonën Oltrepò Pavese, si dhe prona të tjera në Saint Moritz, Paris dhe Saint Tropez.

Përveç tyre, një pjesë e trashëgimisë mund të përfshijë edhe koleksionin e veprave të artit që kishte grumbulluar gjatë jetës.

Mendohet gjithashtu se një pjesë e testamentit mund të përmbajë donacione për organizata bamirësie apo kauza sociale që ai ka mbështetur ndër vite.

Next Post
Nuk do të jetë më ministër Drejtësie/ Manja: Nuk është largim! Rikthehem në shtëpinë time te…

Nuk do të jetë më ministër Drejtësie/ Manja: Nuk është largim! Rikthehem në shtëpinë time te...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

March 1, 2026
Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

March 1, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

March 1, 2026
Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

March 1, 2026
Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

March 1, 2026
Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

March 1, 2026
Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

March 1, 2026
CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

March 1, 2026
Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

March 1, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Dhuna në protestën e PD, policia çon Klevis Balliun në SPAK

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In