Këngëtari italian Gianni Morandi po viziton Shqipërinë.
Ai duket se po shijon bregdetin e jugut. Në një postim të njërit prej hoteleve përgjatë vijës bregdetare të Jonit bëhet me dije se këngëtari ka zgjedhur Dhërmiun për të kaluar disa ditë.
Duket se pushimet po përkojnë edhe me tërheqjen e Morandi nga rrjetet sociale. Në një video të ndarë në profilin e tij në Instagram një ditë më parë, ai shkruan:
“Djema, po bëj një pushim nga rrjetet sociale. Telefoni nuk më kap më. Së shpejti!”, shkruan ai.











