Ditën e sotme kanë ardhur në jetë tre bëbë, trinjakë. Videoja e publikuar nga gjinekologia Anila Dokle, shihen bebet e porsalindura. Lindja është zhvilluar në maternitetin e ri “Koço Gliozheni”.
“Sapo… Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!!”- shkruan doktoresha krah videos ku bebet dëgjohen duke qarë.
Nuk dihet ende gjinia e bebeve, apo familja që ka marrë në duar këta vogëlushë, por gëzimi duhet të jetë patjetër i madh.
g.kosovari