Barcelona nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në sfidën e sotme në “La Liga” kundër Getafe-s. Katalanasit ndonëse patën rastet e tyre përgjatë 90 minutave në fund morën barazimin e dytë radhazi në kampionat, pas asaj kundër Espanyol një javë më parë.
Tekniku Valverde si rrallëherë sot kishte rreshtuar një ekip me formacionin 4-3-3 dhe në qendër të mbrojtjes ishin dyshja Digne-Jerry Mina. Gjithashtu nga minuta e parë në sulm u aktivizua sulmuesi Paco.
Në minutën e 63-t braziliani Coutinho i la vendin Iniesta-s, ndërsa Paco u largua për Dembele-n i cili u rikthye nga dëmtimi. Gjithsesi edhe këto ndryshime nuk sollën atë që pritej në “Cam Nou”, rezultatin pozitiv.
Pas 23 ndeshjesh në “La Liga” Barcelona renditet në vendin e parë me 59-t pikë, 7-t më shumë se At. Madrid e vendit të dytë. (Balkanweb)