• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gërvalla: Ndëshkim për Serbinë, më pas dialog. Të ‘ngrijë’ statusi i vendit kandidat për në BE. Sillet si një mini Rusi

by Java News
06/10/2023 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Masa më e shpejtë është ngrirja e statusit kandidat në BE për Serbinë”. Kështu ka deklaruar ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla pas një takimi që pati me homologen gjermane Annalena Baerbock në Tiranë, ku morën pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlini.

Gërvalla tha se duhet të ketë njëherë ndëshkim për Serbinë nga ndërkombëtarët dhe më pas dialog. Ajo theksoi se e rëndësishme është siguria e qytetarëve.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një deklaratë për mediat pas takimit me homologen gjermane, Annalena Baerbock, theksoi se nuk do të rikthehen në dialog me Serbinë për sa kohë faktori ndërkombëtar nuk vendos sanksione ndaj Serbisë për sulmin e pak ditëve më parë në veri.

“Të merren të gjitha masat që një gjë e tillë jo vetëm që të mos përsëritet në Kosovë por as në vendet e tjera të rajonit, të cilat pavarësisht problemeve që ka Kosova me Serbinë, kanë problemet e tyre sepse Serbia sillet si një mini Rusi e vogël e cila cdo shtet fqinj të saj e trajton në atë mënyrë që mendon se ata nuk kanë të drejtën e tyre, të ndërtojnë të ardhmne por të jenë pjesë e shtetit serb.

Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës. SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, shumë shtete të BE-së janë të shqetësuara për ngjarjet në Kosovë, sulmin në Veri, i cili po të mos ishte ndalur, sot do të kishim territor të pushtuar dhe biseda të tjera. Është e rëndësishme të kuptohet mesazhi dhe të merren të gjitha masat që një gjë e tillë të mos përsëritet as në Kosovë dhe as vendet e tjera që kanë probleme me Serbinë, e cila sillet si një mini rusi e vogël dhe mendon se ato vende nuk kanë të drejtat e tyre.

Prioritet i institucioneve të Kosovës këto ditë është siguria. Ne duhet të sigurohemi që armët e sekuestruara janë pjesa më e madhe e armëve të futura. Për sigurinë kemi nevojë për partnerët dhe miqtë tanë. Si do vazhdojë procesi, natyrisht që zgjidhja do jetë nga dialogu, por cili do jetë momenti, varet nga bashkësia ndërkombëtare. Nëse e lënë pa ndëshkim, ne e shohim të pamundur dialogun. Duhet të ketë prioritet siguria. Dialogu nuk duhet të jetë sa për foto dhe shkëmbyer mendime, por të premtojë sukses. Me një partner dialogu i cili bën sikur ulet me ty për të diskutuar dhe në anën tjetër ngre kampe ushtarake, është e vështirë”, deklaroi Gërvalla.

Ajo theksoi se që të kemi sukses në këtë proces, duhet që procesi i dialogut të premtojë.
“Kosova është pala e vetme që kërkon me ngulm implementimin e asaj marrëveshjeje. Ne i kemi kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Serbisë. Është e qartë se pa sanksione nuk ka për ta mësuar mësimin. Dhe qytetarët e Serbisë do ta kenë të vështirë për ta ngritur zërin ndaj vendit të tyre që sillet në mënyrë agresive ndaj fqinjëve”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës./m.j

Next Post
Vrasja e policit në Kosovë, Kurti dhe Osmani: Sulmi kriminal i orkestruar nga Serbia

Osmani apo Kurti, kush do marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë? Gërvalla: Do ta mendojmë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In