• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gërdeci/ Zamira Durda i përgjigjet Kodhelit: S’kam “Facebook” të lexoj ngushëllimet e tua

by Java News
15/03/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 9 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, kanë kujtuar 26 viktimat. Tahiri kërkoi ndjesë personale ndaj familjarëve të viktimave, pasi nuk bënë gjë ndaj shkaktarëve të ngjarjes së rëndë të Gërdecit. Ndërkohë, Kodheli shkroi në Facebook-un e saj, se qeveria kujton për të mos harruar, duke shtuar se përgjegjës është një biznes kriminel ende pa autorë të dënuar.

Por edhe ky përvjetor, familjarët e viktimave i ka gjetur njësoj, pa të dashurit e tyre dhe pa fajtorë të dënuar. E kontaktuar nga dritare.net, Zamira Durda, e cila humbi djalin 8-vjeçar nga shpërthimi, thotë se Erisoni ka lënë një dhimbje të pashoqe te ajo.

Nëna e djalit të vogël, e cila ka ndjekur çdo seancë gjyqësore e është kthyer në portretin e njeriut që kërkon drejtësinë për Gërdecin. Ajo thotë se këtë përvjetor nuk i ka kontaktuar askush për t’i ngushëlluar.

“Unë nuk e dija që Ministrja Kodheli, ka reaguar sot për 9 vjetorin. Pasi, jo të gjitha familjet kanë facebook që ta lexojnë. Dhe për ish-ministrin, nuk e di se kujt i ka kërkuar falje, pasi ne nuk na ka kontaktuar asnjë, e ne nuk dinim gjë.”- thote Zamira për dritare.net.

Sot, Zamira dhe familjarët e tjerë të viktimave të Gërdecit, iu drejtuan kraterit, për t’i përkujtuar të vdekurit e tyre.

“Unë i kam kërkuar ndihmë ministres së mbrojtjes, Kodheli që zona e kraterit e cila ka qenë e rrethuar, po bëhej gati t’i jepej pushtetit vendor. Dhe ajo na ndihmoi në këtë pjesë, na kanë dhënë një vend, kanë vendosur lapidar.

Por ne duam që fajtorët të paguajnë. Unë si banore, njoh ministrinë, nuk i njoh firmat private me të cilat lidhen kontrata. Qeveria këtë gjë duhet të bëjë, paralelisht me ne, të hedhë në gjyq firmën e cila është përgjegjëse. Kjo është beteja, por askush nuk po lufton.

Tani jam e lodhur dhe e pashpresë, atëherë mendoja se do merrja mbështetje nga qeveria, por tani jam e vrarë nga të gjitha anët.

Kam më shumë se 1 vit, që i jam drejtuar Gjykatës së Strasburgut, por ende nuk kemi marrë një vendim. Nuk e di ku qëndron problemi, nëse ndërhyn dikush nga jashtë. Dhe në këtë Gjykatë po më shuhen shpresat, pasi marsi 2018 vjen shpejt dhe pas 10 vitesh çështja penale mbyllet.”

Zamira e di ku janë fajtorët, por pamundesia për të bërë diçka kundër tyre, po e vret përditë.

“Me vranë djalin ata që janë mbledhur në çadër. Me atë çadrën ata mbrojnë vetëm veten e tyre. Është një fasadë shumë e turpshme çadra e lirisë. Kush do e tregojë moralin aty, Berisha apo Mediu?!”dritare.net

ma.me

Next Post
Aurela Hoxha nuk ka ndërmend t’i mbarojë pushimet (FOTO)

FOTO/ Zbulohet i dashuri laçian i Aurela Hoxhës, çifti kapet mat në një klub nate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

March 17, 2026
“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In