Prokuroria Speciale ka filluar hetimin e dosjes së Gërdecit, ku kallzimi i bërë nga familja Durda që humbin djalin 7 vjeç në këtë tragjedi, ka hequr ‘pluhurin’ e dosjes së kësaj masakre.
E mbyllur me kujdesin më të madh deri në detaje nga ana e gjyqtarëve të kohës së qeverisjes së Berishës, të cilët sot janë jashtë sistemit të drejtësisë pasi kanë mbetur në Vetting, kjo dosje nuk ishte lënë në harresë vetëm për shkak të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Shkaku i vërtetë ishte se pronari i punishtes së vdekjes që merrej me demontimin e municioneve në Gërdec ishte as më pak e as më shumë por Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha.
Ishte një cikël i mbyllur biznesi, ku pas firmës së demontimit fshihej Shkelzen Berisha, kapo i drejtimit të punës ishte baxhanaku i Berishës, terrenin e kishte ndërtuar firma e gazetarit të Berishës, Fahri Balliu, me firmën në emrin e vajzës së tij.
Ndërkohë që biznesmeni Mihal Delijorgji me kompaninë e tij të demontimit ishte përgjegjësi zyrtar për demontimin e municioneve luftarake që merrnin nga ministria e Mbrojtjes, me drejtues Fatmir Mediun.
Pranë zyrës së të cilit kishte ngritur zyrën Shkelzen Berisha, aq sa dhe “posta” qeveritare këtu ia precizonte adresën, e ilustruar më së miri me shkresën e drejtuar nga ish ministri Drejtësisë Aldo Bumçi, e zbardhur dhe nga organet e drejtësisë.
Tragjedia e Gërdecit shkaktoi 26 viktima të pafajshme, mbi 300 të plagosur dhe qindra shtëpi e biznese të shkatërruara nga themelet, si dhe toksinoi tërë zonën përreth por dhe vetë politikën.
Viktimat e para politike kanë qënë ish zv.kryeministri Ilir Rusmali dhe ish ministri i Financave Ritvan Bode, të cilët u shprehën kundër kësaj mënyre të ngritjes së biznesit, teksa firma e paracaktuar përmes Berishës e Mediut kërkoi të merrte mbështetje me vendim qeverie.
Ndërkohë që për të mbrojtur djalin e Sali Berishës nga burgu për tragjedinë e Gërdecit, na kanë mbetur në derë politikanë të tillë si ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ish ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi e ish ministri tjetër i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.
Tashmë që SPAK ka hapur hetimin për Fatmir Mediun, si shkaktari zyrtar i tragjedisë së Gërdecit, është e udhës që Prokuroria Speciale të hetojë “paketë” me të dhe Shkelzen Berishën, djalin e e ish kryeministrit Sali Berisha.
Nuk e ka të vështirë ta bashkojë dosjen e Mediut me të Berishës Junior, pasi i vijnë në ndihmë ndihmë dy vendimet e gjykatës së shkallës së parë dhe të Apelit të Floridas në SHBA.
Për lehtësi po paraqesim vendimin e gjykatës së Apelit të Floridas, që është e formës së prerë dhe që ka ngarkuar Shkelzen Berishën me akuzën se përfshirjes në biznesin e Gërdecit. Pa “neglizhuar” as gjykatën e shkallës së parë po të Floridës që vendosi kundër Shkelzenit!
Vendimi i Apelit të Floridas kundër Shkelzenit e pro gazetarit amerikan për “Armët e çunat”
Më 2 shtator të vitit 2020, Shkëlzen Berisha e ka humbur edhe në Apel në SHBA, betejën e tij me gazetarin amerikan Guy Lawson.
Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson shkruan specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha i vogël ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.
Për këto akuza, Shkëlzen Berisha ngriti një padi kundër autorit në një gjykatë në Florida një vit më parë, padi që u rrëzua me prova dhe fakte, duke i lënë në kurriz djalit të ish kryeministrit akuzën si shkaktar i tragjedisë së Gërdecit.
Shkëlzen Berisha e apeloi këtë vendim, por e ka humbur sërish betejën në gjykatë. Pra, drejtësia amerikane vërteton përfshirjen e tij në skandalin e Gërdecit, ku u vranë 26 persona dhe mbetën të plagosur mbi 300 të tjerë.
Në vendimin që mban datën 2 shtator 2020, të gjykatësit Martin, Newsom, dhe O’scannlain, thuhet: “Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e kompanisë AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptare. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha”.
Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: “Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat”.
Vetë gazetari amerikan, Lawson, shprehej pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë: “Kam kënaqësinë të them se Shkëlzen Berisha e ka humbur gjyqin, duke justifikuar raportimin tim gjatë gjithë vitit për ngjarjet që rrethojnë tragjedinë në Gërdec, por vendimi është aktualisht në apel, prandaj s’mund të komentoj plotësisht deri në momentin ligjor kur procedurat të jenë të plota.
Në këtë përvjetor zemra ime bashkohet me familjarët e viktimave të Gërdecit dhe shpresoj se libri im do të kontribuojë në përpjekjen për të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan atë fatkeqësi humanitare.
Unë vazhdoj të besoj se një hetim i plotë dhe i sinqertë është urgjentisht i nevojshëm për të zbuluar të vërtetën e plotë se kush ishte përfshirë në atë që ndodhi në Gerdec”, shprehej Guy Lawson ne ate kohe. Bazuar në librin e Guy Lawson, ku Shkëlzen Berisha përshkruhet si djali me “sy peshkaqeni”, Hollivudi realizoi edhe një film.
Pas filmit, Shkëlzen Berisha e paditi në fshehtësi Lawson, duke kërkuar 60 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi. Por me vendimin e Apelit, marrin fund përpjekjet e Shkëlzenit në SHBA, ku drejtësia heton ne menyre te barabarte, pa bere diferencime se kush dhe i kujt je.
Siç ndodh në Shqipëri, ku edhe pas përgjegjës për vrasjen e 26 personave, ai s’u mor kurrë si i pandehur. Lidhur me këtë ka pasur edhe një reagim nga Shkëlzen Berisha ne ate kohe, i cili thotë se gjyqi nuk ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
“Vendimi i gjykatës së Apelit në SHBA ka mbështetur vendimin e shkallës së parë duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson për dashakeqësi në librin e tij me pretendimin se ai ka pasur arsye të besojë si të vërteta shpifjet e Diverolit apo Erion Veliajt pasi këto shpifje ishin botuar dhe në media te tjera. Pra në thelb vendimi i gjykatës nuk ka lidhje as me tragjedinë e Gërdecit, madje as me vërtetësinë e atyre që ka botuar Lawson por thjesht me faktin, qe nuk është provuar, se ai i ka shkruar këto shpifje, duke e ditur se kanë qenë të tilla në momentin kur i ka shkruar”, shkruhet mes të tjerave në reagimin e tij.
Vendimi i gjykatës amerikane i ngarkon Shkelzen Berishës 600 mijë dollarë shpenzime gjyqi
Gjykata e shkalles se pare në Florida rrëzoi më 2019 padinë e djalit të Berishës, që kërkonte dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh nga botuesit e librit. Shkelzeni akuzonte se kanë abuzuar me të vërtetën duke shkruar në libër se ka shitur armë e municione.
Vajza e Trebickës e akuzoi. Avokati i tij Zoladz i ka kërkuar trupës gjykuese prej 11 anëtarësh rihapjen e padisë. Janë 600 mijë dollarë që sipas vendimit, do paguajë djali i ish kryeministrit si humbës i çështjes.
Po si nisi ankimi i i djalit të ish kryeministrit ndaj autorëve të librit që ndërkombëtarizuan skandalin e përfshirjes së Shkelzen Berishës në aferën vrastare të Gërdecit.
Avokati i Shkelzen Berishës i kërkoi trupes gjykuese të Floridas rihapjen e padisë së vitit 2015 të bërë prej tij, për librin “Qentë e Luftës”. Avokati i Shkëlzen Berishës, Jason Zoladz pretendoi se ato çfarë janë shkruar në librin “War Dogs”, janë të pavërteta e trillime. Dhe për këtë arsye djali i ish kryeministrit kërkoi dëmshpërblim, si dhe tërheqje të të gjitha akuzave që janë shkruar për të.
“Lawson falsifikoi provat e përfshirjes së Shkëlzen Berishës me kompaninë kontraktore të mbrojtjes AEY Inc., duke shtrembëruar provat dhe pretendimet e tij. Ai i kërkoi një kolegu, nëse mund të gënjente për provat e përfshirjes së Berishës dhe shpiku detaje mbi korrupsionin e zhvilluar mes Shkëlzen Berishës dhe disa zyrtarëve qeveritarë në SHBA. U përfshinë për më tepër detaje imagjinare, duke përshkruar deri dhe ngjyrën e makinave që ata përdorën, si dhe targat e tyre”, tha avokati Zoladz.
Libri u botua nga shtëpia botuese “Simon & Schuster”, mbi të cilin u bazua edhe filmi i 2016-ës me të njëjtin emër, me protagonistë aktorët Xhona Hill dhe Majls Teller. Ai tregon historinë e Efraim Diverolit, Dejvid Pakuz, dhe Aleksandër Podrickit, banues në Florida dhe miq fëmijërie, të cilët u bënë tregtarë ndërkombëtarë të armëve.
Shkëlzen Berisha paditi në vitin 2017, Lauzën, Diverolin, Podrickin, Pakuz, “Simon & Schuster” dhe studion kinemetografike “Incarcerated Entertainment” në gjykatën federale të Floridas, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh. Ai kërkoi prej saj që të jepte dhe një urdhër të prerë, që ta detyronte botuesin të hiqte nga libri shpifjet e bëra në drejtim të tij.
Djali i Sali Berishës, pretendon se pasazhet në librin e Lawson që e identifikojnë atë si një individ në epiqendër të dy skandaleve të mëdha të trafikut të armëve në Shqipëri, janë trilluar.
Por gjykata në Florida i hodhi poshtë pretendimet e tij duke pushuar çështjen.
Vendimi është marrë në Florida në dhjetor 2018, por ai është mbajtur në heshtje deri më 14 mars 2019. Mbetet mister fakti se pse Gjykata e Floridas vendosi ta bëjë publike atë për herë të parë më 15 mars, pikërisht në ditën e shpërthimit të Gërdecit ku u vranë 26 të pafajshëm.
Gjykata me argumente hedh poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës se ai s’është i përfshirë në këtë veprimtari, duke ju referuar fakteve dhe investigimeve të mediave më të rëndësishme botërore si Neë York Times, të cilësuar nga Sali Berisha nga podiumi i Parlamenti si “letër higjenike”, dokumentari i Al Jazeera-s si dhe shtypit shqiptar.
Kjo gjykata shton më tepër akuzat ndaj Shkelzen Berishës, teksa i është referuar librit të Lawson, i cili ka edhe dëshminë e vajzës së të ndjerit Kosta Trebicka te vrare ne “gjueti” në Korçë, e cila e konsideron Shkëlzenin një vrasës të mundshëm të babait të saj.
Gjykata ka fiksuar në vendimin e saj historinë e biznesit të trafikut të armëve nga Shqipëria në të cilën është i përfshirë Shkëlzen Berisha, duke treguar historinë e dy djemve amerikanë, Efraim Diveroli dhe shokut të tij. Atë e përshkruan si një aferë korruptive shtetërore dhe ku ishte e përfshirë mafia lokale shqiptare.
Berisha u përfshi në një aferë me kompaninë e Diverolit AEY Inc, një kontraktues në fushën e mbrojtjes që u përpoq t’i shesë ushtrisë amerikane municione kineze të blera në Shqipëri, të cilat më pas do përdoreshin në luftën e Afganistanit. Avokati Zoladz argumentoi në formën “e qindra komunikimeve të ruajtura në mënyrë të padrejtë mbi bazën e privilegjit të avokatit dhe klientit.”
Dokumentet konfidenciale, kishin të bënin me rishikimin e publikimit të librit të Lawson nga shtëpia botuese “Simon & Schuster”. Gjykatësi deklaroi se komunikimet midis një avokati dhe Lawson ishin konfidenciale, pasi ato ishin pjesë e një përpjekje për të siguruar që çdo çështje ligjore që ka lidhje me vërtetësinë e informacionit në libër, të ishte zgjidhur para botimit të librit. Dukje evituar nxjerrjen në publik të këtyre komunikimeve.
Gjykatësja Marsia Kuk, konstatoi se Shkëlzen Berisha kualifikohet sipas ligjit si një figurë publike, ku sipas tha se Berisha njihet nga 100% e qytetarëve shqiptarëve për shkak të mbiemrit”.
“Është e qartë se paditësi është një personazh publik në Shqipëri. Afërsia e tij me pushtetin, qasja e tij në media, dhe prania e tij në qendër të skandaleve të shumta të korrupsionit, gjithçka e kompleton këtë konstatim”, shkroi Kuk në vendimin e saj.
Ndërkohë, paditësi Berisha sipas saj akuzohet edhe për akte korruptive në çështjen e privatizimit të kompanisë energjetike shqiptare dhe lotarisë kombëtare të Shqipërisë.
Argumenti i dytë i dhënë nga gjykata e Floridas, lidhej me faktin nëse pala e akuzuar ka pasur apo jo qëllime dashakeqe ndaj paditësit. Sipas kësaj gjykate, paditësi nuk është në gjendje që të vërtetojë që pas deklaratave të bëra nga pala e paditur, qëndrojnë vërtet qëllime dashakeqe.
Pasi u rrëzua padia e tij nga gjykata vendore e Floridas, Shkelzen Berisha i ngarkohet të paguaje sipas ligjit si shpenzime gjyqi 1 përqind të shumës së kërkuar si dëmshpërblim nga autoret e librit, shume prej 60 milionë dollarësh. Ende mbetet mister fakti se ku i ka gjetur paratë, 600 mijë dollarë Shkelzen Berisha, për të paguar këto shpenzime gjyqi, sepse gjykatat s’të falin.
Për më tepër organet hetimore shqiptare duhet të hetojnë reflektimin e lëvizjes së këtyre parave nga bankat shqiptare në ato amerikane. Si dhe të hetojnë në të gjithë elementët Shkelzen Berishën, si “strumbullarin” e vërtetë të biznesit të Gërdecit.(M.Nikaj-TemA)