• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gërdeci, çfarë sjell vendimi i reduktimit të dëshmitarëve të Mediut

by A R
05/10/2023 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Brixhilda Xhuraj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i dha fund dilemës duke miratuar një listë të dëshmitarëve, të cilët do të pyeten në procesin që po zhvillohet aktualisht ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Kjo sa i takon rastit të shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, në vitin 2008, ku fatkeqësisht mbetën të vrarë 26 persona, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën.

Ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

E reja e gjykimit të kësaj jave është miratimi i listës së plotë të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa u rrëzua pjesa më e madhe të emrave të paraqitur nga mbrojtja e ish-ministrit.

Kjo e fundit nuk ngurroi ta cilësonte atë “një vendim” me dy standarde.

Por për avokatin, Rezart Kthupi, Gjykata nuk ka përdorur një të tillë.

Eksperti i drejtësisë në një prononcim për Albanian Post thekson se praktika e gjykimit të çështjeve penale kërkon që çdo dëshmitar i thirrur nga palët të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë me gjykimin, “çka në terma praktikë do të thotë që dëshmitari duhet të provojë apo rrëzojë një nga aktet shkresore apo indicet që janë pjesë e dosjes gjyqësore”.

“Në listën e dëshmitareve të pranuar (për të gjitha palët) kam vënë re që janë pranuar vetëm dëshmitarë të cilët kanë një lidhje së paku me një provë apo indicie që është tashmë pjesë e dosjes gjyqësore”, thotë Kthupi që shpjegon se e gjitha kjo do të thotë “se ka një lidhje logjike/juridike ndërmjet dëshmisë që kërkohet të merret dhe akuzës së ngritur”.

Sipas tij, kontrolli mbi listën dhe vendimi i Gjykatës për të, rregullon efikasitetin dhe ekonominë e procesit gjyqësor, duke moslejuar zgjatje të panevojshme dhe dëshmi joproduktive në raport me provueshmërinë në proces.

Rikujtojmë që Mediu kërkoi që të thirren në seancë gjyqësore mbi 90 dëshmitarë, duke nisur këtu nga ish-zyrtarë shqiptarë e ato të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E, kjo për analistin Mero Bazo kishte vetëm një qëllim: fitimin e kohës.

Sipas tij, nëse Gjykata do ta kishte miratuar listën e mbrojtjes, kjo do të ishte “një degradim i procesit”.

GJKKO në fund pranoi të thërrasë 71 dëshmitarët mes tyre dhe djalin e ish-kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha.

Në media ky fakt i fundit u pasqyrua gjerësisht dhe zuri fokusin qendror, por Baze mendon se miratimi i listës “do të tregojë më shumë për procesin se sa kjo thirrje e djalit të Sali Berishës”.

“Shkëlzen Berisha edhe ashtu do të hetohet dhe gjykohet në çështjen 279/1, për personat e lidhur me çështjen penale të hetimit dhe gjykimit të Fatmir Mediut, kështu që do të ketë shans të përballet me drejtësinë për këtë çështje”, thotë Baze.

Në të njëjtën linjë mendimi është edhe Kthupi, i cili shpjegon se Berisha është një nga personat e thirrur në vijimësi nga SPAK si “person në dijeni të rrethanave të faktit” çka do të thotë që është mëse normale thirrja e tij edhe si dëshmitar në proces.

“Procedurialisht deklarimet e bëra prej tij gjatë fazës hetimore janë pjesë e dosjes gjyqësore, e në rastin e gjykimit në themel të çështjes, Prokuroria është e detyruar të thërrasë si dëshmitar të gjithë personat që kanë dhënë deklarime përpara saj”.

I pyetur nëse thirrja e Shkëlzen Berishës do t’i jepte një kthesë hetimit, Kthupi përgjigjet që jo pikërisht.

“Mendoj që më shumë se Shkëlzen Berisha, është thirrja e Luan Hoxhës, person i cili nuk ka dhënë ndonjëherë deklarime përpara Prokurorisë, ajo që mund t’i japë një kthese procesit”.

Hoxha është ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë dhe dëshmia e tij është e vlefshme në një kohë që ish-drejtuesi i Forcave të Armatosura është larguar nga Shqipëria më 4 janar të vitit 2012.

Kohë që përkon me shqyrtimin e dosjes në Gjykatën e Apelit, ku Hoxha u gjykua në mungesë.

Hoxha u kërkua si dëshmitar edhe në kallëzimin e Zamira Durdës, nënës së një prej viktimave të Gërdecit që i hapi edhe rrugën hetimit të Mediut.

Asokohe, një vit më parë, SPAK, u shpreh se nuk e ka gjetur adresën.

Ndoshta këtë herë në GJKKO do të kemi një ndryshim dhe Hoxha do të mund t’u përgjigjet pyetjeve dhe gojëdhënave të telefonatave me Shkëlzen Berishën.

Mbetet për t’u parë në seancat në vijim…

Next Post
Kuvendi i Shqipërisë nderon policin që u vra në veri të Kosovës, mban një minutë heshtje për Afrim Bunjakun

Deklaratat e Ramës për Kosovën, Alibeaj: Kemi kërkuar interpelancë, kryeministri duhet të ishte këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama: Shpallen dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret, rritet mbi 2% buxheti i Mbrojtjes

February 1, 2026
Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

February 1, 2026
Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

February 1, 2026
Minxhozi: Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Janë nisur të…!

Në ora 6 pas lufte te pijetorja “Te gota”!

February 1, 2026
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

February 1, 2026
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In