• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gent Ibrahimi: Krenar që kam punuar për Soros, Prokurorët e SPAK-ut do të jenë më të mirët

by Java News
09/01/2019 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ndihet krenar që ka punuar për Soros. Në një intervistë për Ora News, ai e pranon një fakt të tillë, por mohon të ketë lidhje me Partinë Socialiste.

Beti Njuma: Ju kanë cilësuar si një jurist që keni punuar për Sorosin edhe pse nuk është herezi, por edhe për lidhje të ngushta me PS?

Gent Ibrahimi: Ajo e para është shumë e vërtetë dhe jam shumë krenar. E dyta nuk është aspak e vërtetë. Është thjeshtë një ide që qarkullon me këmbëngulje, por që nuk është e vërtetë.

Ibrahimi përgjigjet edhe për Arta Markun

Beti Njuma: Duke qenë edhe në qendër të vëmendjes, si institucion i ri ka patur akuza se duke marrë në kontroll shumicën e KLP, Arta Marku ka realizuar dy goditje, një në favor të saj dhe një përllogari të PS…

Gent Ibrahimi: Nuk e di. Unë i njoh anëtarët e KLP prej  pak kohësh. Të gjithë anëtarët janë njohje të reja. Ecuria e deritanishme ka qenë optimale, me këta njerëz jemi marrë vesh për gjithçka. Ka një debat konstruktiv, ka ide që janë profesionale dhe njerëzore, të cilat kanë kulmuar në këto vendime.

Unë nuk e di nëse ndonjëri prej tyre ka simpati apo antipati për  kandidat të mundshëm. Jemi njerëz dhe mund të kemi edhe qasje të tilla tek rastet konkrete, por përsa kohë që proceset për identifikimin e kandidatëve dhe për përzgjidhjen e tyre finale bëhen kritere objektive, simpatitë dhe antipatitë kanë aq vlerë sa mund të ketë fjala.

Në lidhje me prokurorët e SPAK-ut, ai tha se do të jenë më të mirë.

Ibrahimi tha se ligji i krijon garanci këtyre prokurorëve.

Gent Ibrahimi: Ligji i krijon garanci që këta njerëz ti futen detyrës së re me një mentalitet të ri, me garanci të reja, me një status të ri sa i takon pagës, sigurisë për karrierën. Ne do bëjmë pjesën tonë të detyrës që aty të shkojnë më të mirët. Këta njerëz kanë qenë prokurorë, do vazhdojnë të jenë prokurorë, asgjë nuk do ndryshojë në mënyrë dramatike në jetën e tyre, por ata do veprojnë në një kontekst të ri. Në kontekstin e garancive të reja, në kontekstin e një mandati të ri, pastërtisë së figurës dhe në kontekstin e një pritshmërie të re, edhe në kontekstin e vëmendjes së shoqërisë dhe medias, për të diktuar një nivel të ri performancë për prokurorët e SPAK.

Gent Ibrahimi tha se Shkollë e Magjistraturës është porta e vetme për të hyrë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ai sqaroi se ata persona që duan të jenë pjesë e drejtësisë shqiptare, pavarësisht se mund të kenë mbaruar jashtë shkollën, duhet t’i nënshtrohen 3 vjet Shkollës së Magjistraturës.

Beti Njuma: Është parë mbushja e kësaj zbrastie me kuadro që vijnë nga jashtë, që kanë përfunduar shkollën jashtë?

Gent Ibrahimi: Për këtë ka një JO të madhe. Shkolla e Magjistraturës është porta ekskluzive për tek sistemi shqiptar i drejtësisë. Çdo kush mund të ketë mbaruar në Oxfort, Harvard, por duhet të kalojë edhe Shkollën e Magjistraturës. Në këtë kuptim kemi një problem sa i takon ritmit të plotësimit të vakancave që krijohen. Pa dyshim Shkolla e Magjistraturës do të përshpejtojë rimet, do të nxjerrë më shumë kuadër të rinj, por një kandidat për prokuror, për gjyqtar do 3 vite që të bëhet i tillë. Kështu që është një problem afatgjatë që do të duhet të ballafaqohemi në vijm.

Presim kandidatë që kanë kaluar vetingun, por dhe ata që pritet të kalojnë vetingun

Jo sa i takon KLP, pjesa jonë e verifikimeve kryhet shumë shpejt. Pjesa e verifikimeve që ka të bëjë me vetingun do të varet nga vetingu. Ne do të përpiqemi që ti fusim kandidatët në listën prioritare të  institucioneve të vetingut.  Ne presim që të kemi kandidatë qoftë nga ata që e kanë kaluar filtrin në veting, qoftë nga ata që nuk e kanë kaluar dhe do të duhet ta kalojnë atë.

Veprat penale që do të trajtojë SPAK

Pjesa dërrmuese e portofolit të veprave penale që hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda do t’i kalojë SPAK, janë edhe disa vepra të tjera penale që hetohen nga Prokuroritë e Rretheve, kryesisht ato që kanë të bëjnë me korrupsionin. Pra mund të paramendosh që SPAK do ketë nevojë për një ekip prej 20 prokurorësh.

Mandati i prokurorit të SPAK 9 vjet, garanci për karrierën

Është një privacion i rëndësishëm, në fund të fundit jemi qenie njerëzore që kemi të drejtë kushtetuese për privatësinë. Këto janë disa rrethana speciale që i imponojnë këtë kufizim të përkohshëm të privatësisë, në funksion të diçkaje më të rëndësishme. Për ata kjo gjë e rëndësishme e ka emrin karrierë, e ka emrin konfirmim profesional, për ne të tjerët, shoqërinë e ka emrin garanci që në ato nivele puna e hetimit të krimit të bëhet siç duhet dhe me këmbënguljen e duhur.

Është një garanci e rëndësishme. Garancia më e rëndësishme për një funksionar publike është mundësia për të qëndruar gjatë në detyrë, një mundësi që nuk vihet në pikëpyetje nga rrethanat politike. Pra garancia e parë është të dish që ti i hyn një karriere, që zgjat aq sa zgjat. 9 vjet është një kohë e gjatë, për disa nga prokurorët mund të jetë një kohë që mund të korrespondojë me një pjesë të mirë të karrierës. Dikush mund ti afrohet fundit të karrierës me këto 9 vjet, dikush mund ta konsolidojë karrierën, por është një kohë e rëndësishme për pavarësinë.

Është vështirë që ky mandat 9-vjeçar të ndërpritet, ndonëse mundësia teorike ekziston, ata do të vazhdojnë të jenë prokurorë. Si të gjithë të tjerët mund të bien pre e shkeljeve disiplinore që ndëshkohen nga KLP, por jo si çdo rast tjetër, në këtë rast KLP duhet të veprojë me dy të tretat që është një shumicë shumë e lartë dhe vështirë për tu arritur. Ka garanci për këta njerëz që do të marrin kurajën qytetare që do të shërbejnë si Prokurorë të SPAK, janë të mëdha, qoftë sa i takon mandatit, qoftë kushteve ekstra të vështirësive ekstra që imponohen mbi KLP për ta ndërpre në ndonjë rast eventual mandatin e tyre.

Next Post
Reshje bore në të gjithë Dibrën, disa fshatra të bllokuar,  akset nacionale të kalueshme vetëm me zinxhirë

Reshje bore në të gjithë Dibrën, disa fshatra të bllokuar, akset nacionale të kalueshme vetëm me zinxhirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In