Rritet numri i viktimave të tragjedisë së Genova-s që ndodhi më 14 gusht, ku një pjesë e urës Morandi u shemb papritur, duke shkaktuar dhe mjaft viktima. Sipas raportimit të medieve italiane, sot është nxjerrë nga rrënojat makina, ku ishte një familje, çka e çon numrin e viktimave në 41.
Ndërkohë “Tgcom”, bën me dije se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vajza e vogël e tyre, 9vjeçarja Krisatal. Ndërsa forcat e kërkim –shpëtmit janë të angazhuar në punën e tyre, duke vazhduar me gërmimet nën rrënojat, për të katërtën ditë radhazi.
ma.me