• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

by Carlo Bollino
21/02/2026 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Duhet shumë durim për të vazhduar të përgënjeshtrosh gënjeshtrat, por ndoshta duhet edhe më shumë për të vazhduar t’i dëgjosh ato. Më të bezdisshmet janë gënjeshtrat flagrante, ato që duken të rreme edhe nga vetë toni i atij që i shqipton. Si për shembull kur Sali Berisha e quan “paqësore” protestën e tij të radhës, të shoqëruar prapë me hedhje bombash molotov jo më vetëm kundër godinës së qeverisë, por tashmë në mënyrë të qëllimshme edhe kundër policëve dhe automjeteve të tyre.

Berisha gënjen përballë pamjeve që e tregojnë në këmbë mbi skenë, teksa me dorë jep sinjalin për nisjen e bombardimit, dhe më pas deklaron se nuk i njeh ata të maskuarit, edhe pse pamje të tjera i tregojnë duke e shoqëruar që nga selia e PD-së deri në bulevard. Mes tyre, i fshehur si të tjerët nën çadra të zeza në një mbrëmje pa shi për të mos u identifikuar, edhe deputeti Gjin Gjoni, ish-përfaqësues i drejtësisë, tani i kaluar dukshëm në një lloj ilegaliteti politik.

Berisha gënjen kur, i përgënjeshtruar nga pamjet, akuzon policinë se ka hedhur e para gaz lotsjellës pranë xhamisë; gënjen kur deklaron se përpara xhamisë nuk kishte asnjë demonstratë në zhvillim. Pamjet tregojnë qartë grupin e zjarrit të PD-së që hedh i pari fishekzjarrë dhe molotov pikërisht përpara xhamisë dhe kundër policisë. Pse mbrëmë Berisha e zhvendosi protestën nga Parlamenti drejt xhamisë, nëse jo për të pasur më pas alibinë për të akuzuar policinë se përdori gaz para një vendi të shenjtë në orën e faljes? Gënjeshtra djallëzore.

Sali Berisha është një gënjeshtar patologjk dhe duhet shumë durim për t’ja rrëzuar një nga një gënjeshtrat. Por ja që ndonjëherë e vërteta i rrëshqet nga goja si lapsus, dhe kështu mbremë ai vetë para kamerave i quan militantët e tij “kryengritës të armatosur”. Organizimi dhe drejtimi i një kryengritjeje të armatosur është vepër penale për të cilën Kodi Penal i Shqipërisë parashikon burgim të përjetshëm. Por as këtë herë drejtësia nuk do të reagojë, sepse për Berishën gjithçka lejohet.

Në botën virtuale të ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij, ku vazhdon të jetojë, ai vetëprezantohet si viktimë e një padrejtësie të madhe: pra që nuk ështe më ai në pushtet, i detyruar në opozitë jo nga populli që nuk e do dhe nga zgjedhjet që vazhdon t’i humbasë, por nga një diktaturë dhe një narkoshtet që ekzistojnë vetëm në fantazitë e tij senile.

Dhe drejtësia e lë të veprojë, e trembur se mos përfundon e shtypur në makinën e tij të gënjeshtrave, që prej 30 vitesh është kthyer në armën e shkatërrimit në masë që ky plak manipulues përdor për të maskuar krimet e tij.

Mosha nuk mund ta ndihmojë më të rikthejë arsyen. Prandaj faji nuk është më vetëm i tij, por i atyre pak njerëzve që vazhdojnë ta rrethojnë dhe që ushqejnë delirët e tij me delirët e tyre, në pritje për të ndarë thërrimet që do të mbeten nga kjo opozitë.

Next Post
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In