Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklarois e opozita sot është në hall të madh, pasi nuk ka më asnjë rrëfim.
Haxhiu tha se e vetmja mënyrë për të mbushur sheshet, është që PD të ndryshojë lidershipin dhe gjithçka tjetër.
“Mendoj se po saturohet opozita në diskurs, veprime, edhe pse duket si energji mobilizuese, që në fjalor që është e domosdoshme pas një proteste, duhet mobilizuar njerëzit që kanë ardhur dhe rezultati ka qenë i vogël, por prapë është humbje e njerëzve në pjesëmarrje dhe besoj se kjo ndikon edhe në votë.
Protesta e cila në vetëvete e vendos rrezikun, duke vendosur fishekzjarre pastaj, shishe molotovi, njerëzve që janë të gatshëm të protestojnë, të jenë kundër asaj që po ndodh në qeverisje, nuk i bashkohen.
Berisha nuk ka rrëfim më dhe rrëfimi është i gatshëm, vetëm duhet që ti japësh fjalorin e duhur. Siduket nuk është as njeriu, as gjuha dhe nuk është as veprimi që e bën këtë protestë të suksesshme.
Duhet të ndërrohet njeriu, duhet të bashkohen njerëzit, së pari me njeriun tjetër dhe pastaj të ndërrohet diskursi që sheshi të jetë plotë.
Fjalimi i fundit, kur ka një hall të madh dhe nga natyra e fjalorit të njerëzve në periferitë shqiptare, thuhet se gënjeshtra është më e vogël se halli. Njerëit kur kanëhallle ju lejohet edhe gënjeshtra, edhe ajo që është e pamundur. Kemi një parti dhe opozitë që ka hall të madh, ju lejohet gjithcka. Mendoj se halli i madh mbetet. Jam i sigurtë që një fjalor i tillë dhe asnjë veprim i ashpër që bëhet, nuk e largon hallin e madh që ka PD dhe opozita. Duhet të ndërrohet gjithçka, që pushtetit ti lëkunden këmbët. Jemi larg nga ajo ditë”, tha Haxhiu.











