• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Gënjeni me zë e figurë’, Malaj përplaset me Tabakun për ‘Paqen Fiskale’: Kërkesa juaj ka ardhur para një jave

by E S
04/12/2025 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u përplasën në Kuvend lidhur me një kërkesë për përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve. Tabaku tha se i ka dërguar prej një muaji 4 shkresa ministrisë për informacion por akoma nuk ka marrë përgjigje.

Malaj i replikoi duke e akuzuar se po gënjen pasi kërkesa e parashtruar i ka shkuar vetëm para një jave, ndërsa i përmendi edhe ligjin për procedurat tatimore. Tabaku më pas i tha se jo vetëm që është ai që po gënjen por edhe se ka “injorancë ligjore” .

Replikat:

Jorida Tabaku: Sipas nenit 80 të kushtetutës, drejtuesit e institucioneve shtetërore me kërkesë të deputetëve duhet të japin shpjegime për cështje të ndryshme. I kam kërkuar ministrit të Financave prej një muaji, disa shkresa, për të bërë transparencë mbi përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve.

Njëkohësisht transparencë mbi amnistinë fiskale zoti ministër s’e ka ofruar akoma këtë transparencë. Ministri e ka detyrë kushtetuese të kthejë përgjigje për përfituesit, a janë koncesionarë, marrës të tenderave, subjekte të SPAK? Jo 1 por 4 shkresa kam dërguar që nuk kanë sjellë përgjigje as nga Tatimet e as nga Doganat. I kërkoj ministrit të bëjë transparencë. Nuk mund ta miratojmë nen për nen pa pasur transparencë.

Petrit Malaj: S‘e kuptoj se si arrini të gënjeni me zë dhe figurë që keni dërguar 4 shkresa dhe paskeni dhe një muaj që e keni dërguar se në fakt ka ardhur vetëm para një jave në ministri. Mos gënjeni, por para një jave e keni dërguar dhe si ligjvënese e vjetër e parlamentit duhet të dini se kërkesa që keni sjellë është në kundërshtim me disa ligje të tjera për nivelin e informacionit që keni kërkuar.

Duhet t’i referoheni ligjit të procedurave tatimore për të kuptuar se informacioni që kërkoni nuk mund të ndahet se është e dhënë personale dhe duhet të kërkoni konsensusin e debitorit që të japë informacion mbi borxhet me administratën tatimore. Në lidhje me informacionin se kush janë përfituesit e detyrimeve tatimore e doganore, e kam sqaruar janë 202 mijë përfitues.

Jorida Tabaku: Zoti ministër, të gënjesh kaq paturp por të kesh edhe kaq injorancë ligjore unë s’e di.

Next Post
VIDEO/ Shpërthimi i bombulës së gazit në ambientin e kompleksit në Tiranë, ja kush janë të plagosurit. Nis hetimi

VIDEO/ Shpërthimi i bombulës së gazit në ambientin e kompleksit në Tiranë, ja kush janë të plagosurit. Nis hetimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Frika e vërtetë e Berishës është “21 janari”, Beqiri: Pas Mediut radhën e ka Shkëlzeni…

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In