Një nga figurat historike të Partisë Demokratike, Gnec Ruli, që sëfundmi ishte pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD, një proces hapjeje siç edhe u cilësua, sqaroi mospërfshirjen e disa figurave në listat për deputetë, siç janë Ervin Salianji, Klevis Balliu, apo Halim Kosova.
Sokol Balla: Salianji, Balliu apo Halim Kosva u lanë jashtë nga komisioni, na e sqaroni pak këtë proces hapjeje në PD…
Genc Ruli: Komisioni, 4 prej tyre ishin vetë figura historike. Padyshim që ka qenë një komision që as vetë, pavarësisht emrat e tyre që më rrezatonin, se ia kisha vënë kusht Bashës figurat, por secili prej nesh dha më shumë se sa shpresonim apo mendonim në fillim të ditës sonë të parë të punës. Kemi pasur gjykime shumë të sinqerta, shumë të hapura. Nëse ndonjëri kishte mendime kundër tjetrit secili duhet të jepte argumente. Kishim edhe kodin se çfarë bisedohet këtu, lihet këtu, ndërsa votimin e kishim lënë të ishte i fshehtë. Asnjë nga figurat nuk u hoq se nuk ishte i vlefshëm, e menduam që për deputet nuk janë më të duhurit, për mënyrën se si e shohim ne garën sot e se si e shohim ne politikën sot, ishin figura të vjetra apo figura arriviste që prishnin edhe vetë frymën brenda PD…
Sokol Balla: I referoheni Salianjit apo Balliut?
Genc Ruli: Nuk i referohem askujt, por tek Halimi është habitor ai lloj reagimi, pa dinjitet dhe të pasinqertë! Mund t’ja kishte kursyer vetes edhe për moshën që ka. Komisioni kishte një përqasje se të qenit deputet nuk e ka ai aftësinë e vetë më të mirë. Sekretari i Përgjithshëm na tha që i ka bërë një sms kryetarit dhe ka thënë unë tërhiqem nga konkurrimi, nuk jam më i interesuar për jetën politike. Na kërkoi të mos e kalonim në listën përfundimtare, pra në krah të emrit të tij ai ka është tërhequr. Pastaj ka bërë atë sms që ndoshta është penduar që u tërhoq. Pavarësisht se u tërhoq, komisioni kishte marrë atë vendim për të mos e përzgjedhur.
Sokol Balla: Si prisni të reagojë elektorati gri, kur i heq doktor Halimin dhe i thua “ok” doktor Berishës? Ju do jeni?
Genc Ruli: Absolutisht jo.
Sokol Balla: Ju i qëndroni mendimit që të vjetrit duhet të ikin?
Genc Ruli: Po
Sokol Balla: Po, por më 25 prill do i thoni Berisha rri, por Halimi jo…
Genc Ruli: Nuk besoj se kjo gjë i krijon ndonjë siklet qytetarëve, përkundrazi Berisha rrezaton në politikë. Unë kam një gjë, çfarë s’më pëlqen nuk e bëj. Nëse vertet Halimi e tha në mënyrë butaforike s’dua të shaj socialistët, të gjente diçka tjetër që i përlente për të bërë.