Genc Ruli: Ja si e mësova për Lëvizjen Studentore dhe bashkimi me turmën

Ruli Genc

Një ndër figurat kryesore të themelimit të Partisë Demokratike, Genc Ruli, zbuloi në një rrëfim të veçantë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, historinë e tij personale më 8 dhjetor të vitit 1990, kur shpërtheu Lëvizja Studentore, pjesë e së cilës u bë edhe vetë.

Ruli tregoi si e mori vesh lajmin për “plasjen” në Tiranë, ndërsa tregoi edhe provokimin që iu kishte bërë studentëve në Universitetin e Shkodrës, para se t’i bashkohej turmës së studentëve në rrëzimin e regjimit komunist.

“Po, mbaj mend si e mora lajmin. Isha me shërbim jashtë Tirane, me nja dy gjermanë, dhe kthehemi shumë vonë, nga ora 23:00, dhe meqë nesër do i përcillnim ata, ulemi të pimë një gotë te “Dajti”. Një punonjës aty po më shihte me vëmendje dhe në një moment më tha “plasi, në Qytetin Studenti sot ka pasur një revoltë dhe kam ndjerë që ka pasur shumë shqetësim te qeveria”. Ne e dëshironim të gjithë këtë plasje, por nuk e dinim ku do të ndodhte vërtet. Marr në telefon në shtëpi, edhe Gramozin, dhe nuk më përgjigjeshin. Në fund, e mora vesh gjithë historinë, që më thanë se “plasi vërtet dhe po vazhdoi edhe nesër, mbaroi”. Të nesërmen kisha një mësim në Shkodër, futem dhe e gjej sallën më plot se kurrë. Fillova të shpjegoja, provokova një sherr me ta, lashë sallën dhe ika. E di mirë që i provokova. Na mbledh dekani me porosi, që duhet të kemi kujdes te studentët. Kur dalim jashtë te trotuari, po zbriste turma te Liceu dhe bëri thirrje “bashkohuni me ne”. Çuditërisht tre shkodranë, që kishin qenë në sallë, kur kalojnë para meje më kthejnë provokimin me dy gishta dhe thonë “a do bashkoheni me ne”. Zbritëm dhe vajtëm te Liceu, ku ndodhi dhe dhuna e policisë. Janë perceptime që ngelen”, u shpreh ish-ministri i Ekonomisë.

Pyetje: Ndryshimi erdhi natyrshëm apo regjimi zgjodhi atë moment për t’u dorëzuar?
Ruli: Që do të shembej komunizmi, kjo perandori e së keqes, këtë asnjeri se parashikonte, por kur kolapsi filloi dhe ishte si ortek dhe brenda pak muajve u shembën regjimet komuniste në shumë vende, bënë që edhe pushtetarët e asaj kohe të ishin në makth. Frika e njerëzve ishte thyer. Në momentin që fillon kriset xhami, në atë moment ai rrënohet. Edhe në Shqipëri kishte pasur ngjarje, ato të Shkodrës, Rruga e Kavajës, ambasadave, ikja e Kadaresë, etj, dhe duhej vetëm diçka që ta bënte politike. Studentët ditën e parë dolën për drita, por fjalimet e tyre ishin politike. Këta e politizuan. Gjithë këtë mllef të mbledhur, meritën e kanë studentët.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com