• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Genc Pollo, thirrje Bashës e kryesisë së PD: Kërkoni ndjesë për bojkotin e vendoreve e djegien e mandateve në 2019

by Java News
12/07/2021 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genc Pollo, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD kërkon nga Kryesia e partisë ku aderon dhe vetë që të këjojnë falje për djegien e mandateve në vitin 2019. Ai i referohet dhe mos-marrjes pjesë të PD në zgjedhjet lokale.

Referuar mbledhjes së strukturave të Partisë Demokratike që do të mbahet pas disa ditësh, ku do të nisë procesi i reformimit të PD, Pollo thotë se ata që do të jenë të pranishëm duhet të kërkojnë falje për vendimet.

“Por do t’u propozoja që, krahas një kërkesëfalje për gabimin, të konkludojnë se partia kurrë më nuk do të futet në ujra të tilla.”

Shkrimi i plotë i Genc Pollos:

Një thirrje miqve e kolegëve të kryesisë

Shoh se edhe mes deputetëve demokratë të (ri)zgjedhur në 25 prill ka ende debat ose të paktën opinione të kundërta mbi dy vendime të rëndësishme të Partisë Demokratike në pranverë 2019: djegia e mandateve dhe bojkoti i lokaleve (më tej djegia&bojkoti).

Këto dy vendime sipas një analize aritmetike i hoqën opozitës afro 8 mandate deputetësh me të cilat ajo do të mund të kishte realizuar rotacionin politik me një mazharonacë të ngushtë në Kuvend. Siç ndodhi edhe në Mal të Zi në gusht 2020. Disa studjues të tjerë konkludojnë se pa djegien&bojkotin opozita do të kishte marrë më shumë se 8 mandate shtesë.

a-Ata që ende e justifikojnë djegien&bojkotin përmendin demoralizimin e popullit opozitar ne fillim të v. 2019. Pa debatuar për matjen, shkaqet e menaxhimin e demoralizimit të elektoratit tënd por duke e marrë të mirëqenë argumentin se djegia&bojkoti e entuziazmoi popullin opozitar deri në verë 2019 lipset që ata të përgjigjen edhe për shkallën e demoralizimit të këtij populli në vjeshtë e dimër të po atij viti mbasi u pa se nuk u arrit as ndryshimi i pushtetit e as ndonjë koncesion domethënës prej tij. Pa llogaritur këtu segmentin jo partiak të opinionit/elektoratit që shpesh është vendimtar në zgjedhje e që nga sondazhet rezultonte skeptik e kritik ndaj djegies&bojkotit.

b- Ata që thonë se bojkoti evitoi “masakrën elektorale” të lokaleve në 2019, a mos janë inkonsistentë kur ankohen për të njëjtën gjë mbas 25 prillit 2021? Si dhe kur pranojnë mandatet parlamentare mbasi refuzuan ato bashkiake?

c-Ata që thonë se duke marrë një masë drastike u ndërgjegjësua komuniteti ndërkombëtar për problemet e rënda të demokracisë shqiptare mund të kenë drejtë por po thonë një pjesë të së vërtetës. Pjesa tjetër më e madhe e së vërtetës eshtë se komuniteti ndërkombëtar druajti se mos akti i paprecedent i djegies së mandateve bëhej ortek destabilizues në demokracitë e brishta të Ballkanit e më gjerë. Dhe kjo për ta ishte ku e ku më e rëndësishme se hallet e opozitës shqiptare apo edhe të vetë Shqipërisë. Prandaj dhe disa prej ndërkombëtarëve në Tiranë u bënë edhe më të paturpshëm në avokatinë e regjimit.

d-Kush thotë se nuk mund të rrinim më në Kuvend sepse aty opozita nuk gëzonte të tërë të drejtat parlamentare, thotë një të vërtetë të pjesshme si dhe një konkluzion të pasinqertë.

e-Gjithësesi justifikuesit duhet të dinë se motivet e synimi kanë rëndësi por se rezultati e pasoja janë përcaktuese në politikë ashtu si dhe në çdo aspekt të jetës. Dhe në rastin e djegies&bojkotit këto të fundit rezultuan një katastrofë për Partinë Demokratike.

Për mendimin tim opozita në v.2021 duhet të qartësojë qendrimin a saj  lidhur me dy vendimet e veta të v.2019. Në rradhë të parë për motive parimore etiko-politike mbasi qartësia në çeshtje madhore të forcon besimin e atyre që të votuan dje e që të përkrahin sot; si dhe të fiton besimin e atyre që mund të të votojnë nesër.

Në rradhë të dytë për arsye taktike: shtatori do të nisë me sfida e përballje dhe opozita parlamentare është në situatë më të vështirë se në tetë vitet e shkuara. Gjithashtu ajo ka përballë një makinë propagandistike të specializuar për të shpjeguar dështimet e qeverisë si probleme të opozitës. Është e paduhur t’i ofrosh asaj një problem që opozita ende e ka nëpër këmbë.

Unë, për veten time zgjodha që pas 25 prillit të analizoja e konkludoja publikisht se djegia&bojkoti ishin gabime fatale për Partinë Demokratike; gjithashtu për votën time pro këtyre vendimeve në Grupin Parlamentar e në Këshillin Kombëtar zgjodha që me përunjësi të kërkoja ndjesën a atyre që më kishin votuar në këto dy forume. Nuk m’u duk me vend që të kritikoja ata që votuan si unë apo edhe atë që bëri beftas propozimet në fjalë.

Mbas pak ditësh mblidhen forumet drejtuese të PD. Ata do të analizojnë fushatën e zgjedhjet e 25 prillit, do të shpjegojnë rezultatin e tyre dhe do të dalin me konkluzione e plane veprimi për më tej. Jam besimplotë se ndërsa do të analizojnë probleme si p.sh. vonesa në emërimin e drejtuesve politikë të fushatës apo të kandidatëve në listë, nuk mund të lenë jashtë vëmendjes kryeproblemin “djegie&bojkot”. Por do t’u propozoja që, krahas një kërkesëfalje për gabimin, të konkludojnë se partia kurrë më nuk do të futet në ujra të tilla.

Genc Pollo: Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike- Ish ministër e deputet/m.j

Next Post
COVID-19 në Kosovë/ Nuk shënohet asnjë viktimë nga virusi, 7 të infektuar

Regjistrohen 5 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In