• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Genc Pollo përballë me betejën e dekriminalizimit: Jam për lista të mbyllura

by Java News
12/11/2019 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genc Pollo është bërë sot i gjallë me një intervistë në gazetën “Panorama”. Ndër të tjera, z. Pollo ka folur edhe për reformën zgjedhore duke shprehur mendimin se ideja e listave të hapura nuk përshtatet me realitetin shqiptar.

“Unë e kam propozuar e përkrahur proporcionalin rajonal para afro 20 vjetësh, sepse kishte shenja se të fortët me mjetet e tyre mund të kapnin zona zgjedhore një emërore (në sistemin maxhoritar).

Të fortët e atëhershëm, të dalë nga 97-ta, ishin prapë një karikaturë e Niçes, Rumit e Lalës që sot emërojnë kandidatët e partisë së Kryeministrit.

Një arsye tjetër ishte që 30% vota të majta në Shkodër e 40% të djathta në Vlorë të gjenin përfaqësim parlamentar, që maxhoritari nuk e mundësonte. Kurse me listat e hapura, kam përvojën direkte të Partisë Demokrate të Re në vitin 2001 e 2005 dhe që atëherë nuk kam ndonjë entuziazëm për këtë formulë.

Kam lexuar se është aplikuar gjetiu herë me e herë pa sukses. Por ku themi “ta vendosë populli”, debati bëhet shpesh populist e madje folklorik.

Popullin e projektojmë si spektatorët e një konkursi bukurie që përmes smartphone-t zgjedhin Miss-in.

Mbase është rasti të kujtoj se partitë janë organizata me propozime politike e me njerëzit që do t’i realizojnë ato propozime; elektoratit i jepet mundësia të besojë me votë njërin nga garuesit.

Problemi i zgjedhjeve është që të mos shtrembërohet vota. Nëse flasim për sistemin zgjedhor, lipset ta shohim në këtë sfond. Fatkeqësisht shoh që kjo temë po përdoret për të lënë jashtë vëmendjes problemin e madh real”, thotë Pollo.

Përtej këtij opinioni është një fakt i pranuar se cilësia e Parlamentit ka ardhur vazhdimisht në rënie dhe një shkak duhet kërkuar edhe te listat e mbyllura.

Zoti Pollo mohon këtu luftën e PD-së me dekriminalizimin që u ndërtua mbi akuzën se njerëzit me rekorde kriminale në Parlament i futi z. Rama që e ka këtë pushtet pikërisht përmes mekanizmit të listave të mbyllura.

Është një temë që patjetër kërkon debat profesional, por nuk mund të mohohet rënia e cilësisë së përfaqësimit e relatuar me listat e partive që ka çuar edhe kthimin e partive politike në kluve personale kryetarësh.

Next Post
Politika si shfaqje dhe shfaqja si politikë!

“Astiri”, ose fundi pa lavdi i kauzave false

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In