Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se Ligji për “Trepçën” është ekskluzivisht produkt i institucioneve të Republikës së Kosovës.
Duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve të Qeverisë së Serbisë, se këtë ligj e kanë bërë ndërkombëtarët, ai ka sqaruar për “Epoka e re” se ligji në tërësi është hartuar nga ekspertët vendorë.
Por, Gecaj ka thënë se ata kanë pasur vazhdimisht konsulta me bashkësinë ndërkombëtare. (b.an)