• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazment Bardhi: Nuk kam qenë në krah të Berishës dhe nuk do jem! E rëndësishme që…

by
18/10/2022 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD Gazment Alibeaj dhe i deleguari i grupit të Alibeaj në bisedimet me grupin e Berishës deklaroi sot në “Open” në News24 takimi i sotëm me Edi Palokën ishte konstruktiv dhe u fol për bashkëpunimin se si arrihet bashkimi opozitar.

Sa i përket qëndrimit të tij të mëparshëm ndaj Berishës, Bardhi tha se për çështjet që ne na ndajnë nuk ka ndryshim qëndrimi, por ka disa beteja që jemi bashkë.

Ai theksoi se nuk do jetë në krah të Berishës, por kjo nuk e pengon të jetë në krah të kandidatëve për zgjedhjet vendore.

Gazment Bardhi:

Nëse qëndrojmë të ngurtë, i fituari i madh është Edi Rama. Unë nuk i kërkova asgjë z. Paloka dhe ai nuk më kërkoi asgjë. Ne ramë dakord që nuk do nxjerrim detaje nga ajo bisedë. Ishte tërësisht konstruktive. Unë dhe z. Paloka në ato bisedime hynim në mënyrë të sinqertë bashkëpunimi se si arrihet bashkimi opozitar. Jemi në retorikë, mund të kemi më shumë se sa një ide.

Unë nuk dua të bëj negociata në televizor. nëse jap opsionet këtu nuk kam pse të ulem në tavolinë. E rëndësishme është që të biem dakord që nuk ka kushte dhe të bëjmë teatër për demokratët. nëse ne biem dakord, po jemi të hapur, nuk jemi të ngurtë në pozicionet që kemi pasur deri tani sepse interesi është të bashkojmë demokratët, z.Paloka mund të vijë me disa opsione dhe unë mund të shkoj me disa opsione. Unë dhe z. Paloka nuk shprehëm qëndrime, nuk u pozicionuam.

Kemi një objektiv si mundet Edi Rama dhe kemi bërë një bisedë mes kolegësh si arrihet ky objektiv. Nuk kemi mbajtur qëndrime. Po përpiqemi të gjejmë një mekanizëm që bën bashkë demokratët. Zgjedhjet lokale kanë specifikën e krijimit të lidershipit në institucionet lokale.
Për çështjet që ne na ndajnë nuk ka ndryshim qëndrimi, por ka disa beteja që jemi bashkë. Nuk kandidon Sali Berisha për kryetar bashkie, ne kemi lidershipin lokal. ne mbështesim kandidatët në 61 bashkitë e vendit.
Kush bën teatër sikur nuk ekziston problemi në PD

Keni hequr dorë nga kushti që ai është non-grata?

Nuk ka ndryshim qëndrimi për çështjes që na ndajnë. nuk ka kushte për çështjet që na bashkojnë. Halli që na bashkon për zgjedhjet lokale është si të mundin 61 kandidatët tanë, 61 kandidatët e Ramës.

Sulo: Nga ana e z. Berisha është teatër.

Bardhi: Në primare nuk ka nevojë për ftesë dhe as për leje. Nëse dua unë shkoj. Unë do jem në krahë të liderëve lokalë në këtë fushatë. Po flasim për kandidatë të përbashkët.

Sulo: ju keni humbur dhe moralin dhe kauzën dhe mbështetjen e SHBA, ndaj i keni shkuar Berishës në prehër.

Bardhi: Nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë në krah të Sali Berishës për shkak të problemit që ka me SHBA. Nuk kam qenë në krah të Berishës dhe nuk do jem, por kjo nuk më pengon të jem në krahë të kandidatëve.
E rëndësishme që demokratët të bëhen bashkë, të bashkëpunojnë në nivel lokal dhe të mundin Ramën.

Sulo: Je me Amerikën apo me Berishën do u thonë demokratët?

Bardhi: Çdo demokrat do thotë jemi me Amerikën.

Sulo: I ke vajtur Berishës në prehër dhe nuk e pranon.

Bardhi: Jo mo zotëri as unë nuk i kam shkuar në prehër, as ai mua.

Rakipllari: Është shumë e rëndësishme që opozita të jetë e bashkuar. Jo vetëm fraksionet në PD, por gjithë faktori opozitar. Çështja qëndron këtu që palët duhet të pranojnë realitetin politik. Pavarësisht qëndrimeve që keni pasur, ju do veproni si parti aleate. Në rast se nuk kemi një reflektim për atë që ka ndodhur në PD gjatë këtij viti, e pranoni ju se Berisha ka përkrahjen e anëtarësisë, pavarësisht asaj që keni thënë se është non-grata, pra të pranoni realitetet përkatëse dhe pastaj të bisedojmë. Thuaj kemi hequr dorë nga kushti i non-gratës.

/e.d

Next Post
FOTO: Ky është shqiptari që u vra me thikë në Londër, jetonte prej vitesh në Angli

FOTO: Ky është shqiptari që u vra me thikë në Londër, jetonte prej vitesh në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In