• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gazija tregon për arratinë: Ika me të dashurin, do martohem me të

by Aalison Pearse Stevens
31/05/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ika me të dashurin nga shtëpia, pasi prindërit nuk e pranonin atë si dhëndër të tyre. Ne duheshim, kishim lidhje prej një viti dhe unë kisha vendosur të martohesha me të. Kisha vënë në dijeni familjen që në fillim të lidhjes, por ata më kërkonin të ndahesha prej tij me argumentin se isha shumë e re, se i dashuri im Ermiri ishte i pashkolluar dhe se unë duhej të vijoja studimet e larta”.

Kështu ka deklaruar dje në Policinë e Durrësit 17- vjeçarja Gazije Kazija, e cila prej 13 ditësh rezultonte e zhdukur dhe familja e saj dha alarmin duke i bërë apel nëpërmjet medias të kthehej në shtëpi. Adoleshentja, gjimnaziste në Durrës, u vetëdorëzua dje bashkë me të dashurin nga Fieri, Ermir M., 19 vjeç, të cilin, sipas të dhënave nga hetimi, e kishte njohur nëpërmjet Facebookut.

“U dorëzuam në polici sepse ngjarja po deformohej. U largova me koshiencë të plotë dhe do t’u kërkoj prindërve të shkoj të jetoj me të dashurin tim. Ermiri është burri im dhe do të martohemi bashkë”, ka vijuar më tej adoleshentja, e cila pas vetëdorëzimit në Policinë e Sarandës është sjellë po dje në Policinë e Durrësit bashkë me djalin me të cilin u arratis. Aty ata kanë dhënë dëshminë e tyre, duke pohuar se duheshin dhe se bashkë kishin planifikuar të martoheshin.

Sipas dëshmisë së dhënë nga vajza, prindërit nuk kishin qenë dakord me lidhjen e saj, pasi Ermir M., nuk kishte shkollën e lartë dhe punonte veç me sezone. Sipas saj, ai punonte veç tre muajt e verës si kamerier në Sarandë. Me të ardhurat që siguronte aty përpiqej të jetonte muajt e tjerë të vitit, përfshirë këtu edhe pagesën e qirasë së banesës së tij në Durrës.

Sipas të dhënave, 17-vjeçarja ishte nxënëse me nota të mira në gjimnaz dhe prindërit e saj pretendonin që ajo të vijonte studimet më tej dhe t’u sillte në shtëpi një dhëndër të shkolluar. Por kjo nuk ka ndodhur, pasi adoleshentja i kishte vënë ata në dijeni për një djalë 19 vjeç me të cilin ishin njohur në Facebook.

Prindërit e kanë kundërshtuar dhe as nuk e kanë lejuar që i riu të shkonte në banesë për të kërkuar dorën e saj. Në këto kushte, 17-vjeçarja ka vendosur ta bëjë fakt të kryer dhe të ikë nga banesa pa lejen e tyre. Kazija ka pohuar se kishin plan të bashkëjetonin të dy në qytetin e Sarandës, ku kishin siguruar edhe një banesë me qira.

“Nuk jam penduar për largimin. Ermiri është burri im, do të martohemi bashkë. Kishim planifikuar prej disa ditësh të largoheshim të dy. Atë natë e kishim vendosur për t’u larguar. Pasi familjarët ranë të flinin, dola nga shtëpia. Ai po më priste pak metra poshtë shtëpisë me taksi.

Nga aty u larguam drejt Sarandës, ku Ermiri kishte siguruar një banesë me qira dhe punën gjatë verës. Gjatë këtyre ditëve kemi jetuar në Sarandë. U dorëzuam në polici për të qetësuar familjen, pasi dëgjuam në media se familjarët ishin bërë merak dhe mendonin se shfrytëzohesha për prostitucion”, është shprehur 17-vjeçarja nga Sukthi.

Ajo është shprehur e vendosur për dashurinë e saj, duke deklaruar në polici se edhe po nuk deshën prindërit, do të largohet sërish nga shtëpia dhe do të jetojë me të dashurin e saj në qytetin e Sarandës.

Panorama/d.i.

Next Post

Meta: Mediat të mos e fshehin realitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In