• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gazi shtrenjtohet sërish, 60% rritje çmimi që nga fillimi i vitit

by A R
12/02/2017 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i gazit për automjete ka shënuar një tjetër rritje gjatë ditëve të fundit, e treta radhazi që nga fillimi i janarit të këtij viti.

Në pikat e tregtimit të naftës dhe gazit për automjete, një litër gaz tregtohet me 67-74 lekë/litwr, teksa në fund të vitit të kaluar çmimi i tij luhatej mes 40-48 lekëve, pra më një rritje rreth 50-60%.

Rritja e parë u shënua që në ditët e para të vitit, duke reflektuar vendosjen e akcizës së gazit, me rreth 10 lekë për litër (8 lekë akciza e gazit, plus TVSH).

Më pas u shënuan dhe dy rritje të tjera, gjatë periudhës së ngricave dhe më e fundit javën e kaluar, duke e çuar rritjen totale në 26-30 lekë për litër, pra me gati trefishin e taksës.

Operatorët e tregut pohojnë se shtrenjtimi i gazit ka refektuar akcizën dhe rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare dhe ka ardhur nga grosistët.

Ndonëse paketa e re Fiskale, e rriti me 8 lekë për litër vetëm akcizën për gazin që do të përdornin automjete, si gjithnjë, tregu po sillet në mënyrë abuzive me rritjen e taksave pasi çmimi është rritur në mënyrë uniform edhe për përdoruesit familjarë dhe ata industrial, duke u shtrenjtuar me minimum 20 lekë për litër.

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur në janar  hetimin paraprak në të gjitha segmentet e tregut të importit, depozitimit, shitjes me shumicë, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produktit gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës, raporton “Monitori”.

Nga monitorimi  i Autoritetit konstatohet se në treg ka subjekte që tregtojnë me të njëjtin çmim, sjellje e cila mund të përbëjë shenja të një kufizimi të konkurrencës në shkelje të nenit 4 dhe 9 të Ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për Konkurrencën”, i ndryshuar.

Sipas Autoritetit, tregu i GLN-së funksionon në zbatim të ligjit nr. 8450 datë 24.02.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, dhe akteve të tjera nënligjore, në të cilin përcaktohen qartë rregullat teknike për tregtimin me shumicë dhe pakicë të GLN- së, rregullat e transportit dhe kushtet në të cilat duhet të instalohet dhe përdoret bombola e GLN- së. Pas hyrjes në fuqi të paketës së re fiskale 2017 ku parashikohet vendosja e akcizës për kategorinë GLN vetëm për automjetet në vlerën 8 lekë/litër prej datës 1 Janar 2017. /b.d

Next Post
Kërkimet shkencore / Ja pse nënat që lindin djem janë të rrezikuara

Kërkimet shkencore / Ja pse nënat që lindin djem janë të rrezikuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kishin një rrjet shtëpish bari, prodhonin e shisnin…/ Gjykata angleze, 40 vite burg 7 shqiptarëve

Përshtati dy banesa për kultivim kanabisi me llamba, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

February 2, 2026
Pagat e gjyqtarëve, Rama-Kushtetueses: Mos i lini një njollë të madhe turpi Shqipërisë!

Pagat e gjyqtarëve, Rama-Kushtetueses: Mos i lini një njollë të madhe turpi Shqipërisë!

February 2, 2026
Horoskopi 30 maj- 5 qershor 2022: Ju pret një javë shumë e vështirë

Horoskopi Javor për datat 2 deri në 8 Shkurt 2026; Parashikimi i yjeve për dashurinë, punën dhe financat

February 2, 2026
Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

February 2, 2026
Berisha i fshihet SPAK-ut, kreu i opozitës nuk paraqitet për “21 Janarin”

Standardet e SPAK-GJKKO: Agim Ismailaj e Ilir Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo!

February 2, 2026
Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

February 2, 2026
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

February 2, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

February 2, 2026
Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

February 2, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

“Gjyqtarët po përdorin pushtetin për të rritur pagat, kosto 37 mln euro për buxhetin. Paguhen dyfish më shumë se rajoni”

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In