• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazi dhe Virusi, janë një

by Artur Ajazi
11/03/2020 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gazi dhe Virusi janë një. Ata nuk do të ndahen dhe do të rrinë bashkë, ata nuk do ti ndahen as shqiptarëve, derisa të mbyllet me sukses kjo histori. Dje Gazi ka vajtur trak e truk, në dyert e Prokurorisë, dhe ka paditur ministren e Shëndetsisë zonjën Manastirliu, pasi ajo sipas tij “akuzohet për 5 vepra penale të rënda”.

Gazi duke mbajtur 2-3 kuti me maska të ardhura nga Kanadaja, dhe duke qenë mjaft i “shqetësuar” për “jetën e mjekëve, infermierëve dhe shqiptarëve”, gjeti tamam kohën e duhur për të vënë drejtësi. gazi dhe Virusi, duket sikur janë një, duket sikur kanë bërë paktin me të keqen, dhe po ecin paralalisht bashkë, deri në fund të rrugëtimit të tyre. Një sekretar partie në opozitë, një sekretar i një partie që nuk dihet sa ndjekës i kanë mbetur (jo më elektorat) që ditë-natë shfryn dhe kënaqet me ardhjen e Virusit (kësaj here coronë) dhe numuron të prekurit, duke u lutur të shtohen çdo ditë, është një “virus” më i keq se çdo tjetër.

Por sekretar Gazi ka vendosur dhe ka pranuar para Doktorit dhe Lulzimit, se “do të jetë në rreshtat e para të luftës ndaj qeverisjes edhe në kohë të liga”. Pra sekretar Gazi nuk e ka problem se shqiptarët duan ndihma dhe solidaritet, nuk e ka problem se vëmëndja e shqiptarëve është kthyer nga këshillimi dhe zbatimi i rregullave të rekomanduara nga Ministria e Shëndetsisë për kujdesin ndaj coronavirusit, por mbetet stoic në “goditjen e korrupsionit”.

Zoti madh, fali se nuk janë në vehte. Kjo është patjetër opozita e vjetëruar, e cila nuk ka dhe nuk do të ketë shansin të rikthehet ndonjëherë në pushtet, me këta sekretarë që ka afruar rreth vehtes.

Njerëz që janë thirrur në atë parti, për ti keqpërdorur si leva të ndryshkura, njëpërdorimëshe, dhe kaq. Por edhe pse nuk e kanë efektin e duhur tek shqiptarët, sekretarët dhe “doktorrët” e SHQUP-it, nuk po e kuptojnë fare momentin, çastin, dhe kohën e duhur. Ata nuk po e kuptojnë, se vendi ka sot një qeveri të ligjshme dhe të përgjegjshme, e cila pas tërmetit të tmerrshëm, po nis të menaxhojë mrekullisht me asistencën e OBSH-së, situatën e krijuar nga ky virus i importuar. Gazit dhe gazëve të SHQUP-it, u ka mbetur ora tek babalet, dhe tek “data e skandencës”, duke harruar se partia e tyre, ka vite që e ka kaluar datën, dhe vitin e skandancës.

Ata kanë mbetur atje, si maska të Doktorit, që i ysht ata, të vrapojnë drejt Prokurorisë edhe për llastikun e maskave , apo edhe për të fabrikuar “5 akuza ndaj ministrave”. Shko Gaz, shko sërish në Prokurori, por shko pa maskë, sepse Virusi është “miku” juaj, mezi e keni pritur të vijë, por kujdes SHQUP-in Gaz.

Next Post
Brataj: Javën e dytë do kemi një numër më të madh të personave të prekur nga koronavirusi

Brataj: Javën e dytë do kemi një numër më të madh të personave të prekur nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In