Edhe këtë fillimjavë gazetate serbe kanë mbushur ballinat me Kosovën.Tashmë të njohura edhe botërisht me ksenofobinë dhe shovenizmin ndaj shqiptarëve, gazetat serbe vazhdojnë me spekulime dhe mashtrime për situatën në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Kështu, derisa e përditshmja Kurir njofton për atë që në shenjë hakmarrjeje ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt, shqiptarët po përgatisin “arrestimin” e 57 serbëve të Kosovës për krime lufte.
“Të inatosur me arrestimin e ish-liderit të organizatës terroriste të ashtuquajtur UÇK, njerëz të afërt të tij janë duke përgatitur hakmarrje sepse shejtani është arrestuar në Francë”, shkruan kjo gazetë në rrefimin e Ballinës për të vazhduar mëtej me fjalët sesi “Autoritetet kosovare të drejtësisë kanë lëshuar urdhërarreste për 57 serbë të cilët dyshohet se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë”.
Po këtë lajm e bën të ditur edhe gazeta tjetër Novosti duke u thirrur “në burime” serbe të cilat dihet që janë askund.
Ndërsa Informer njofton sesi gjoja Putin ka deklaruar për atë që “kurrë” nuk do ta lejojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.Për më tepër, mund të shihni ballinat e këtyre gazetave. (b.an)