• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarja vë në siklet Mziun: Pse nuk i dogjët karriget për “Onkologjikun” që nuk ka ilaçe?

by A R
04/10/2024 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e djeshme, të ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, ishin gazetarja Esiona Konomi, deputeti i PD-së Xhelal Mziu, anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari dhe ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume.

Debati në studio u zhvillua rreth kaosit dhe sjelljes së opozitës në dy seancat e fundit plenare, ku hodhën sende, shkatërruan dhe dogjën karriget e Kuvendit. Gazetarja Konomi debatoi me deputetin Mziu dhe tha se kjo sjelle e opozitës është një gracë, me qëllimin për të fituar diçka në fund.

Ajo solli në vëmendje protestat e zhvilluara pas arrestimit të Sali Berishës. Me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, opozita iu rikthye normalitetit në Kuvend. Gjithashtu tha se opozita duhet ta kishte djegur karrigen për skandalin e Onkologjikut ose çështje të tjera që prekin popullin.

Pjesë nga debatia

Esiona Konomi: E gjithë kjo është një grackë ku hyjnë dhe në fund gjejnë një pikë për të dalë. Tani kërkojnë qeveri teknike. Kemi pasur qeveri teknike.

Grigels Muçollari: Nuk ka qenë qeveri teknike.

Esiona Konomi: Ju mendoni se me këtë që bëni sot, digjini, provokoni, pse mendoni se do të keni rezultat në këtë lloj forme.

Grigels Muçollari: Nëse votuesi im ma kërkon këtë zgjedhje…

Esiona Konomi: Unë do kisha dashur që zoti Mziu ta digjte karrigen për Onkologjikun që nuk ka ilaçe. Nuk e kam parë asnjëherë opozitën të djegë karrigen për një çështje komunitare.

Esiona Konomi: Pse duhet të votoj unë për partinë që ju votoni.

Xhelal Mziu: Ju do të dëshironi që një opozitë të ishte kukull në parlament?

Esina Konomi: Do doja të ishte një alternativë.

Xhelal Mziu: Si ka mundësi që kjo mazhorancë me ato 37 mijë vota më shumë se sa opozita ta dhunojë në çdo moment opozitën? Mazhoranca me 37 mijë vota më shumë, të vjedhura shkon dhe dhunon Gjykatën Kushtetuese. Ne morëm karriget dhe kryem një gjest jashtë, duke mos rrezikuar jetën e asnjërit. Me votat e vjedhura, i hoqi deputetëve të drejtën e ushtrimit të funksionit me 60 ditë. Ishte 10 ditë me fuqinë e  kartonave e bënë 60. Më gjej një vend në botë që e bën këtë. A nuk është e mjaftueshme që unë dhe kolegët e mi duhet të reagojmë ndaj kësaj mazhorance?

Esiona Konomi: Patjetër!

Xhelal Mziu: Ne nuk na lejohet të futemi brenda. Edhe deputetë kolegë që nuk kishin marrë dënime, nuk janë lejuar të futen. Më thuaj kush duhet të ishte reagimi dhe çfarë duhet të bënim.

/a.r

Next Post
Shpërthimi në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë fqinji pas tre muajsh në spital

Shpërthimi në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë fqinji pas tre muajsh në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In