Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se sherret mes Elton Metajt dhe Sabrina Bengës që çuan edhe në vrasjen e kësaj të fundit, nisën nga disa foto të gjetura nga autori në telefonin e viktimës.
Sipas gazetares, Eltoni kishte ushtruar dhunë prej vitesh ndaj bashkëshortes së tij, por nuk ishte denoncuar prej mentalitetit.
“Kishte një tradhti të supozuar, pasi Elton Metaj gjeti disa foto në telefonin e saj. Ai ka ushtruar dhunë ndaj Sabrinës dhe familjarëve të saj. Fillimisht Gjykata e ka dërguar për trajtim psikologjik në burgun e Zaharisë. Prej vitesh vajza është dhunuar dhe nuk është denoncuar autori për shkak të mentalitetit”, tha Klodiana Lala.
/b.h











