• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gazetarja: Si më “shiti” oficeri tek personazhi i botës së krimit që dyshohet për zhdukjen e Koçoles

by A R
22/11/2023 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e emisionit Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme ishte e ftuar edhe gazetarja Klodiana Lala e cila foli lidhur me arrestimet e SPAK.

Gjatë fjalës së saj gazetarja tha se në këtë operacion ka një detaj që ka të bëjë me përfshirjen e Policisë së Shtetit dhe njerëzve të krimit në zgjedhje detaj i cili i ka kujtuar edhe një rast që i ka ndodhur Lalës pak ditë më parë me një punonjës policie.

Lala u shpreh se i ka kërkuar një punonjësi të policisë, foton e një personazhi shumë të njohur të botës së krimit dhe dhjetë minuta më vonë personi në fjalë e ka kontaktuar ku ka tentuar ta vendosë në presion që të mos shkruajë për të. Sipas gazetares ky rast tregon hapur lidhjen e policisë me persona të inkriminuar.

Klodiana Lala: Në këtë operacion ka një detaj që është çështja e përfshirjes së Policisë së Shtetit dhe njerëzve të krimit në zgjedhje. Ne e kemi parë me 339, por policë dhe njerëz të krimit që grumbullojnë vota për eksponentë të caktuar…

Blendi Fevziu: Ç’janë gjithë këto policë të përfshirë në ngjarje kriminale se është e tmerrshme?

Klodiana Lala: Fevzi ne e kemi folur disa herë këtë gjë. Mua më ka ndodhur pak ditë më përpara dhe më lejo ta bëj publike kur kam kërkuar foton e një personazhi shumë të njohur të botës së krimit i cili sot nuk është duke u folur shumë për të, por që mendoj që është personi kyç në zhdukjen e Koçoles dhe Sulovarit në zonën e Sarandës dhe po ashtu në ngjarje të rënda dhe mbaje shënim këtë gjë dhe ne do rikthehemi pas. Dhjetë minuta pasi kam kërkuar foton tek një zyrtar policie personi më ka kontaktuar dhe tentonte të më vinte nën presion që të mos shkruaj për të. Sigurisht ja bëra të qartë që unë do të vazhdoj punën time, por dua të them që ti si gazetare kërkon një informacion dhe burimi konfidencial që unë e mendoja lajmëroi një person që është i inkriminuar.

Blendi Fevziu: Ti kërkove një burim konfidencial dhe burimi konfidencial lajmëroi personin e inkriminuar.  

Klodiana Lala: Emri i tij do dalë shumë shpejt. Është një person që banon në zonën e Kamzës. Është një personazh që është dëgjuar shumë pak në opinionin publik. Edhe vetë kur kam rënë në gjurmët e këtij personi nuk e kam besuar sepse është relativisht i ri në moshë dhe të shkojë deri aty sa të organizojë rrëmbime, zhdukje, të tjera më rradhë, dhe jo vetëm ato rrëmbime, por edhe shumë të tjera, kam ngelur e surprizuar në mënyrën se sa shpejt lëviz bota e krimit dhe se sa të shpejtë janë ata për të shkuar dhe për të penetruar në të gjithë institucionet shqiptare.

/a.r

Next Post
“Broja pjesë e skuadrës për Euro 2024?”, përgjigjet trajneri Silvinjo: Kombëtarja është e hapur…

“Broja pjesë e skuadrës për Euro 2024?”, përgjigjet trajneri Silvinjo: Kombëtarja është e hapur…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

January 2, 2026
“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

January 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Moti për sot me vranësira të dendura dhe shira në të gjithë territorin

January 2, 2026
12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com