• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gazetarja shqiptare: Tradhëtia s’ka gjë të keqe edhe unë kam tradhtuar

by Ardit Rada
05/11/2020 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Historia ime” kanë qenë të ftuar pastori Akil Pano, Zhaklina Lekatari dhe sociologu Gëzim Tushi. Ata kanë diskutuar mbi martesën si institucion, si zgjedhje dhe si koncept duke u ndalur edhe në faza të ndryshme të evolimit të saj.

Blogeria e seksit Zhaklina është shprehur se ne duhet të jemi të lirë të zgjedhim, të tolerojmë njëri-tjetrin në një marrëdhënie dhe pse jo të falin dhe tradhtitë.

Zhaklina Lekatari: Duke qenë më shumë individualistë dhe egoistë, duket sikur e kemi më të vështirë të komunikojmë, të tolerojmë njëri-tjetrin, jemi më të lirë të zgjedhim, respektojmë më pak patneritetin, fjalën e dhënë, ka ndryshuar sistemi i vlerave në shoqërinë tonë dhe sigurisht që kjo ka ndryshuar dhe tek martesa duke e bërë atë më të dobët dhe duke e vënë më në rrezik jetëgjatësinë e saj.

Mirela Milori: Me një jetëgjatësi dhe një një martesë të shëndetshme kupton domosdoshmërisht besnikërinë?

Zhaklina Lekatari: Jo sepse unë mendoj që njeriu nuk është qenie monogame, është qenie poligame. Mendoj që martesa ka të mirat dhe të këqijat e veta dhe që një martesë të jetë e shëndetshme duhet patjetër që të ketë komunikim dhe të tolerojmë njëri-tjetrin. 

Pra në martesë mund të ketë edhe ngjarje siç janë pabesia, tradhtia apo situata të tjera të pakëndshme, por suksesi është t’i tejkalojmë. Nuk po propozoj martesë të hapur edhe pse jam pro e martesës së hapur.

Mirela Milori: Çfarë është martesa e hapur?

Zhaklina Lekatari: Martesa e hapur është kur ne ia pranojmë partnerit me të cilin jemi duke jetuar që ne mund të flirtojmë ose të kemi kontakte të tjera por pa iu larguar bërthamës kryesore ligjore, martesës. Gjithmonë duke qenë shumë të sinqertë me partnerin dhe gjithmonë duke pasur konfirmim dhe komunikim nëpërmjet partnerit, jo me zgjedhje individuale.

Zhaklina Lekatari: Unë jam rritur në një familje shumë liberale. Nuk më ka thënë askush që fëmijë se ti duhet të martohesh, të bësh fëmijë etj. Synimi kryesor i tyre ishte që ti duhet të shkollohesh dhe duhet të bëhesh e zonja e vetes. E rëndësishme është që ti të marrësh një të nivelit tënd, por nëse ti nuk do të marrësh askënd, mos merr. Ndonëse unë jam rritur në një mjedis shumë katolik, shumë tradicional askush nuk më ka bërë të besoj tek fustani i bardhë.

Mirela Milori: Do martoheshe ndonjëherë?

Zhaklina Lekatari: Jo, nuk besoj. Sigurisht që unë kam qejf që të kem një partner, do më pëlqente të kisha një partneritet të suksesshëm dhe afatgjatë, por jo domosdoshmërisht do doja të martohesha. Nuk e kam pasur ëndërr dhe vazhdoj të mos e kem ëndërr.

Gëzim Tushi: Një pjesë e madhe e gocave i kuptojnë këto ndrydhjet apo ngërçet e martesës dhe ato thonë sa të hyjmë në një martesë që të marr një mashkull dembel, parazit, të dhunshëm, xheloz i cili do më privojë nga liritë dhe nga të drejtat dhe vendos që të rrijë vetëm. Gjen justifikime të tilla, bën shkolla, bën mastera, doktoratura vetëm që ta shtyje ose të mos e bëjë fare martesën.

Pastori Akil Pano ka folur edhe për jetën e tij. Ai ka treguar se gruaja që ka është e vetmja femër që ka pasur në jetën e tij dhe nuk e ka tradhtuar kurrë.

Pastor Akil Pano: Unë kam 26 vite martuar, nuk e kam tradhtuar kurrë gruan time. Ka qenë e vetmja grua dhe do vijojë të mbetet e vetmja grua në jetën time. Kemi dy fëmijë të mrekullueshëm dhe si unë e si bashkëshortja ime janë me mijëra individë të cilët vijojnë të jenë të shenjtë në zemrën e tyre.

Zhaklina Lekatari: Martesa juaj nuk është simboli i të gjitha martesave fetare. Mund të qëndrojnë për shkak të dogmës dhe jo për shkak të dashurisë.

Mirela Milori: Ty të kanë tradhtuar?

Zhaklina Lekatari: Po jam tradhtuar dhe kam tradhtuar. Në momentin e parë mund ta kem falur dhe në një moment të dytë e kam kuptuar që nuk isha gati të falja dhe jam tërhequr nga falja që kam dhënë.

Edhe kur kam tradhtuar vetë nuk më kanë falur. Unë nuk e këshilloj tradhtinë, unë mendoj se personi që ndodhet në partneritet tradhton gjithmonë për të dëmtuar partnerin, tradhton nga mangësitë e veta, nga ndonjë dëshirë apo nevojë të cilën nuk e gjen.

Në disa raste disa persona kanë dëshirën dhe forcën për ta rikuperuar dhe për ta falur atë që ka ndodhur, është e mundur në disa çifte, në disa të tjerë nuk është e mundur prandaj nuk mund të flasim për ligje universale. Duhet të tolerojmë Mirela.

Next Post
“Shokon” shkencëtari: Virusin e solli meteori që goditi Kinën në Tetor 2019

Shkencëtarët amerikanë tregojnë për virusin e mistershëm që askush nuk flet për të: Ka vrarë 40% të pacientëve të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve: T’i jepet fund akteve të dhunës

Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve: T’i jepet fund akteve të dhunës

January 26, 2026
“Kemi disa religjione në Shqipëri që respektojnë njëri-tjetrin!” Rama: Hapim në Vlorë muzeun për veprat e popullit shqiptar ndaj hebrenjve

“Kemi disa religjione në Shqipëri që respektojnë njëri-tjetrin!” Rama: Hapim në Vlorë muzeun për veprat e popullit shqiptar ndaj hebrenjve

January 26, 2026
“Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta

“Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta

January 26, 2026
“Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm

“Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm

January 26, 2026
Rama: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza

Rama: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza

January 26, 2026
‘Hamasi të çarmatoset’, Rama në parlamentin izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

‘Hamasi të çarmatoset’, Rama në parlamentin izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

January 26, 2026
Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

January 26, 2026
“Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

“Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

January 26, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

January 26, 2026
Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)

Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In