• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarja serbe rrëfen për atmosferën brenda trenit që u nis nga Serbia

by Java News
19/01/2017 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sanja Sovrlic, bashkë me një grup gazetarësh tjerë serbë ishin akredituar që të përcjellin udhëtimin e trenit nga Beogradi për në veriun e Mitrovicës. Për një gazetare siç ishte Sanja, atmosfera në tren ishte normale dhe asgjë e veçantë nuk ishte duke ndodhur. Rreth saj kishte zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë serbe e në mesin e tyre edhe Marko Djuric, drejtor i të ashtuquajturës drejtor i zyrës serbe për Kosovën.

Përveç tyre në tren ishin dhe 50 udhëtarë të tjerë të cilët kishin blerë biletat si çdo herë. E kur treni arriti në Rashkë, u ndal për një pauzë dhe të gjithë prisnin se çka do ndodhë. Sanja shpjegon momentin kur Djuric mblodhi gazetarët gjatë pauzës që zhvilluan në Rashkë, duke shpjeguar që përreth ka parë forca të shumta të Policisë së Kosovës.

“Në një moment Djuric ka mbledhur gazetarët dhe ka thënë që treni nuk do të vazhdojë por që informacionin e saktë do ta japë Vucici në një konferencë për media. Nuk ka dashur të komentojë se pse treni është ndaluar”, shpjegon Sanja për Gazetën Metro.

Për të gjitha zhvillimet që ndodhën gjatë udhëtimit të atij treni por edhe më pas, Sanja i shpjegon si të pakuptueshme dhe lojë politike.

“Unë mendoj se kjo ka të bëjë me një kampanjë politike dhe mendoj që politikanët kanë përfituar më së shumti nga kjo situatë, si ata të Beogradit gjithashtu edhe këta të Kosovës, duke marrë poena në krah të popullatës së viktimizuar”, shprehet Sanja.

Por jo vetëm kjo i ka penguar gazetares serbe. Ajo, është irrituar me kahjen dhe raportimin që i dhanë mediat serbe kësaj ngjarje, por edhe gazetarët me statuset e tyre në rrjete sociale.

“Ajo që më ka penguar janë mediat të cilat në vend se të raportojnë për të qetësuar popullatën, unë po flas për ato serbe, por gjithashtu edhe disa kolegë në rrjetet sociale të cilët kanë publikuar statuse sepse ne si gazetarë duhet të jemi zëri i ndërgjegjes”, tha Sanja për gazetametro.net.

E për Sanja Sovrlic, të raportosh nga një ngjarje e tillë nuk është aspak e lehtë për një gazetar, të cilit i duhet të raportojë për të vërtetën dhe i cili sipas saj dëshiron që të ulë tensionet tek njerëzit e tjerë. /gazetametro.net/

ma.me

Next Post
Këta janë 10 snajperistët më të mirë në histori

Këta janë 10 snajperistët më të mirë në histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In