• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarja me gjoksin jashtë interviston Kaubojsin: Mendjen e kishte te…

by Java News
13/11/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Ndocaj ka qenë i ftuar në emisionin 360 Gradë në
Zjarr TV, ku ësjtë intervistuar nga Greta Hoxha, e cila mbante veshjen e saj të zakonshme, një xhaketë sipër gjoksit të zbuluar.

25-vjeçarja për të cilën ka shkruar edhe “New York Post”, nisur nga edicionet e lajmeve që jep me gjoks të ekspozuar, rrëfen më shumë për ‘Panorama’ se si u ndie përballë politikanit.

Të pamë në studion e “360 gradë” me deputetin Eduard Ndocaj, që njihet si “Kaubojsi” i Kuvendit. Çfarë përshtypje të la gjatë intervistës ?

Çdo gjë Ok. Unë kam bërë dhe intervista të tjera jo me atë format. Por, gjithsesi, nuk ka asnjë ndryshim. Folëm pak para se të hynim në studio, pra para se të dilnim në transmetim, dhe e gjithë vëmendja ishte që intervista të dilte sa më mirë.

Pati momente të sikletshme gjatë intervistës, u shpërqendrua deputeti nga dekolteja jote e zbuluar?

Joo. Ishte shumë i përqendruar në bisedë. Çdo gjë ishte e përqendruar tek intervista, pasi ishim në transmetim “live”. Tematika që kemi trajtuar ishte emergjente dhe kishte të bënte me situatën e përmbytjeve në Lezhë. Ishim të fokusuar pikërisht te kjo temë, e kishte shumë për të folur për këtë çështje, ndaj dhe sikleti u la mënjanë.

Në paskuinta apo jashtë transmetimi, të bëri ndonjë kompliment?

Ato janë paskuinta. (Qesh) Por asgjë e veçantë, thjesht shoqërore… Dua të them që Ndocaj formatin e “360 gradë” ku spikeret shfaqin dekoltenë, që unë prezantoj, e ka vlerësuar gjithmonë si diçka artistike, që i shkon shumë një femre, pasi femra ka hire.

Po ty çfarë të bëri përshtypje tek ai?

Nuk e kisha mendjen, pasi unë po përpiqesha që çdo gjë të dilte sa më mirë. Parësore ishte intervista dhe çdo gjë të shkonte mirë.

Keni planifikuar të ftoni të tjerë politikanë në studio dhe cilin politikan dëshiron të intervistosh pas tij?

Po, sigurisht që do të kemi politikanë të tjerë çdo javë, mbase edhe çdo ditë. Në të vërtetë nuk më pëlqejnë politikanët, dhe nuk kam një dëshirë specifike.

Po nga personazhet e njohur të fushave të tjera, cilin do të dëshiroje të intervistoje?

Ermal Mamaqin.

Nga femrat VIP?

S’e kam menduar. Ornela Bregun ndoshta, sepse ka shumë finesë.

Cili është komenti më i mirë që të kanë bërë për gjoksin, pasi ke marrë guximin ta ekspozosh në ekran?

Nuk i mbaj mend, pasi nuk u jap rëndësi. Komente dhe komplimente ka pa fund. Por nuk kam kohë që të merrem. Ajo që ka rëndësi për mua është fakti që gjërat po ecin siç duhet, si puna, ashtu dhe fama.

Do të thuash që jeta jote ka ndryshuar më mirë, pra nuk ndihesh e paragjykuar?

Jam duke jetuar një jetë të bukur, e të mbushur me shumë dashuri. Në lagjen ku jetoj më duan të gjithë, më komplimentojnë, më ndjekin me vëmendje, madje më japin dhe këshilla për çdo puntatë të transmetimeve të mia televizive. Shumë më shkruajnë në inbox dhe shumë telefonojnë në emisionin “Zbardhi”, duke më komplimentuar. S’ka më bukur! Ndërkohë që buqetat me lule nuk më mungojnë kurrë, madje dy herë në javë.
Panorama/d.i.

Next Post
11 lojtarët më të mirë në Premier Ligë deri më tani

11 lojtarët më të mirë në Premier Ligë deri më tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

February 25, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Fallxhorët e Medias

February 25, 2026
Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

February 25, 2026
Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

February 25, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Lapaj thirrje opozitës të protestojë 24 orë në shesh: Duhet qeveri tranzitore 12-mujore dhe kod i ri zgjedhor

February 25, 2026
Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë

Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë

February 25, 2026
Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

February 25, 2026
“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

February 25, 2026
E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

February 25, 2026
Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In