• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gazetarja e Zërit të Amerikës: Çdo individ në SHBA do përfitojë 1200 dollarë, fëmijët 500

by A R
05/04/2020 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa ekonomike që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë në dispozicion të krizës së krijuar nga koronavirusi, është 2 trilionë dollarë.

Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Menada Zaimi për RTV Ora ka sqaruar se nga kjo paketë do të përfitojnë ata individë që kanë të ardhura më  pak se 99 mijë dollarë.

Sipas saj shuma që është vënë në dispozicion për çdo individ është 1200 dollarë ndersa për fëmijët 500 dollarë.

Pagesat për qytetarët amerikanë do të bëhën në formë çeqesh, duke filluar nga 9 prilli.

“Momenti më i rëndësishëm tashmë është se kur amerikanët do të marrin këto para. Sipas përllogaritjeve bëhet fjalë që dërgesat e para të çeqeve dhe këtu bëhet fjalë për një pagesë njëherësh që do ti bëhet çdo amerikani prej 1200 dollarësh do të fillojnë prej datës 9 prill. Një pjesë do ti marrin në datën 9 prill, një pjesë tjetër duke filluar nga data 24 prill. Do të shikohen me përparësi ata shtetas amerikane,  në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për shtetasit amerikanë që do të marrin, por të gjithë ata të cilët kanë paguar taksa në SHBA do të marrin këtë shumë prej 1200 dollarësh. Sigurisht në varësi të të ardhurave, jo të gjithë amerikanët do të marrin. Nëse një amerikan fiton më shumë se 99 mijë dollarë në vit, nuk përfiton nga kjo paketë. Ata që marrin 99 mijë dollarë dhe më poshtë do të përfitojnë, flas si individë”, tha Menada Zaimi.

Nga kjo paketë sipas saj nuk përjashtohen as fëmijët, të cilët do të përfitojnë 500 dollarë.

“Kështu që amerikanët do të kenë mundësi të marrin edhe për fëmijët e tyre. Do të ketë një pagesë 500 dollarë për çdo fëmijë për familje që mund të përfitojnë nga kjo paketë. Pra shumë shpejt, brenda këtij muaji do të fillojnë edhe pagesat e para”.

Gazetarja Zaimi tha se rreth 100 miliardë dollarë do të shkojnë për spitalet amerikane, që duhet të mbulojnë humbjet që kanë pësuar gjatë kësaj periudhe.

/a.r

Next Post

Pipero nxjerr grafikun: Javës tjetër, e njëjta situatë! Ja kur nis rënia e kurbës së koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In