• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gazetarja e pa rojen në momentet e fundit”/ Hoxha: Për sulmin terrorist të TCH janë derdhur shumë lekë

by Java News
28/03/2023 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka qenë pjesë e emisionit “Wake Up” ku ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri drejt Top Channel dhe si pasojë mbeti i vdekur roja e sigurisë Pal Kola.

Ajo shprehet se ky krim ka qenë i mirë organizuar dhe janë derdhur shumë para për këtë gjë.

Anila Hoxha: E gjitha kjo, duhet thënë e pjesa tjetër pastaj  që ecën njëkohësisht me pritshmërinë ndaj institucioneve, në radhë të parë ndaj policisë, absolutisht edhe ndaj prokurorisë së Tiranës edhe kujtdo agjencie e cila duhet t’i vendosë një emër autorësisë. Është shumë e qartë që është një ngjarje shumë e organizuar.

Mënyra se si flet qartë, është shumë e kuptueshme. Pra ka një plan të organizuar dhe këtë nuk e bën askush për një motiv të dobët. 

Është djegur një Range Rover, ne e dimë ka patur ngjarje mafioze të kalibrit të lartë ende të pazbardhura ndër vite ku janë përdorur mjete ose motor, pra është një ngjarje ku janë hedhur shumë lekë për ta kryer. Është djegur një Range Rover, nuk i ka kushtuar asnjë gjë, autorët, mënyra se si kanë qarkulluar, të kujdesshëm.

Blendi Salaj: Kjo është bërë nga profesionistë pra.

Anila Hoxha: Kjo është një ngjarje, një sulm ndaj institucionit  i organizuar dhe kjo kuptohet fare qartë, por ne shpresojmë që me gjithë këtë angazhim minutë pas minute të institucioneve të afrohen dhe të zbulohen autorët e mbi të gjitha motivet që kuptohet që janë për shkak të  misionit në mbrojtje.

Hoxha u shpreh se dëshmitarja e parë ishte kolegia e saj nga Departamenti i Lajmeve, e cila pak minuta pas ngjarjes ka arritur në ambientet e Top Channel, ku do të merrte turnin e natës.

Gazetarja, pasi ka pritur pak çaste që të hapej trau për të kaluar, ka zbritur nga automjeti, ku ka parë punonjësin e sigurisë Pal Kola pa jetë dhe në moment ka lajmëruar policinë dhe ambulancën e më pas kolegët.

Siç e përshkruan Hoxha, gazetarja ishte e traumatizuar por me një forcë të madhe për t’i ardhur në ndihmë viktimës.

“Unë kur mbërrita menjëherë pasi më njoftuan oficerët e policisë, kur shkova për momentin isha pa fjalë dhe një nga koleget e mia që e takova, ishte duke pritur të hynte pasi në atë orë do të merrte turnin e natës dhe ishte në pritje në automjet që të hapej porta për të hyrë. 

Ajo po priste të hapej trau dhe ka menduar pse po vonohej oficeri, ishte ai momenti kur do ta mbështetësh, ishte e traumatizuar dhe në një moment kishte lënë automjetin dhe kishte dalë. Ishte dëshmitarja e parë që kishte parë Palin në momentin e fundit të jetës edhe si kjo kur fillon i pyet të gjithë, ishte traumatike e pastaj kthehet në forcë, që shiko jemi këtu për punën tonë për misionin tonë, asgjë nuk të tremb dhe vazhdojmë përpara”- u shpreh Anila Hoxha./m.j

Next Post
Dimër në mes të pranverës/ Fshatrat e Shqipërisë nën pushtetin e borës, breshërit dhe temperaturave të ulta

Dimër në mes të pranverës/ Fshatrat e Shqipërisë nën pushtetin e borës, breshërit dhe temperaturave të ulta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Projektligji i deputetit të PD depozitohet në Kuvend: Zyrtarët e dënuar për korrupsion të kthejnë paratë

December 24, 2025
Një pasagjere e paftuar, koala futet në autobus për t’i shpëtuar trafikut

Një pasagjere e paftuar, koala futet në autobus për t’i shpëtuar trafikut

December 24, 2025
AKU bllokon 5 ton djathë dhe 944 kg fileto pule, Drejtoria Rajonale  gjobit subjektin

AKU bllokon 5 ton djathë dhe 944 kg fileto pule, Drejtoria Rajonale gjobit subjektin

December 24, 2025
FOTOT/ Nga ngjitja nëpër banesa te shkulja kasafortave, ja si vepronte banda e “skifterëve” në Itali! Mijëra euro mall i grabitur

FOTOT/ Nga ngjitja nëpër banesa te shkulja kasafortave, ja si vepronte banda e “skifterëve” në Itali! Mijëra euro mall i grabitur

December 24, 2025
Ilir Meta urim nga qelia për Krishtlindjen: Lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe me dinjitet

Ilir Meta urim nga qelia për Krishtlindjen: Lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe me dinjitet

December 24, 2025
Themelohet Shoqata e parë e Prokurorëve në Shqipëri, kryetar zgjidhet Gëzim Spahiu

Themelohet Shoqata e parë e Prokurorëve në Shqipëri, kryetar zgjidhet Gëzim Spahiu

December 24, 2025
“Duhet retushim brenda PD, të merremi me sëmundjen tonë”, Alimehmeti: E dimë se kush punoi në fushatë e kush jo

“PD doli nga përgjumja”/ Ilir Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë, ndryshimi kërkon kohë!

December 24, 2025
Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

December 24, 2025
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

December 24, 2025
Sherr për motive të dobëta në Tiranë, dy vëllezër plagosen me thikë

Plagoset me thikë një person në Kamëz, dërgohet me urgjencë te Trauma/ Identifikohet autori (EMRI)

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com