Akuza të reja për ngacmim seksual për Donald Trump.
Gazetarja amerikane Jean Carroll, njohur si një nga opinionistet më të famshme, akuzon manjatin se e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka përdhunuar në një dhomë të Bergdorf and Goodman, departamenti i luksit në Fifth Avenue, shumë pranë Trump Tower në vitin 1993.
Episodi, tregon sot 75-vjeçarja Carolli në librin e saj që pritet të dalë së shpejti, ka ndodhur 23 vjet më parë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit Trump: ’Nuk e kam takuar asnjëherë- thuhet në deklaratën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë- Bëhet fjalë për akuza false për të shitur librin e saj’.