• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gazetari rus tregon pse inskenoi vrasjen: Gjithçka me gjak derri dhe make-up

by Java News
01/06/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari disident rus, Arkady Babchenko, ka zbuluar se autoritetet ukrainase kanë falsifikuar vdekjen e tij të martën, si pjesë e një operacioni të rëndë për të nxjerrë në pah një komplot të dyshuar vrasës rus.

Babchenko ka dhënë detaje se si e ka inskenuar vdekjen e tij në Ukrainë, duke thënë se i është dashur të bëjë një veprim të tillë, pasi është frikësuar se mund të përfundonte sikur ish-agjenti rus, Sergei Skripal, që është helmuar me agjent nervor në Britani.

“Secili thotë se kjo dëmton besimin te gazetarët, çfarë do të bënit ju në vendim tim, nëse ata do të vinin te ju dhe do t’iu godisnin?”, ka thënë ndër të tjera gazetari.

Babchenko ka thënë se ka menduar të largohet nga Poli Verior në momentin që ka kuptuar planet për vrasjen e tij, mirëpo i është kujtuar se edhe “Skripal ka tentuar të ikë”.

Duke folur në një konferencë shtypi, Babçenko mbrojti taktikat e përdorura nga shërbimet e sigurimit të Ukrainës dhe tha se komploti për ta vrarë ishte tmerrësisht i vërtetë.

Sipas gazetarit, vdekja e tij ishte inskenuar gjatë një operacioni të jashtëzakonshëm që përfshinte një artist make-up, gjakun e derrit dhe një udhëtim me ambulancë në morgun e spitalit dhe më pas vëzhgonte lajmet për “vrasjen” e tij që jepeshin në TV.

Babçenko, i cili iku nga Moska në Kiev në vitin 2017 , tha se gruaja e tij ishte plotësisht e vetëdijshme për planin. Të mërkurën, ai i kërkoi falje asaj gjatë një konference shtypi të organizuar nga agjencia e spiunazhit SBU të Ukrainës, kur miqtë dhe kolegët mësuan për habinë e tyre të madhe se ai ishte ende gjallë.

“Gruaja ime, natyrisht, e dinte, sepse gjithçka ndodhte në shtëpinë tonë para syve të saj“, shpjegoi ai.

Ukraina është kritikuar ashpër për mashtrimin dhe kritikët i japin të drejtë Rusisë, e cila fajësohet për vrasjen e rreme. Nga ana tjetër, Moska e quajti atë një provokim.

Policia ukrainase ka arrestuar një burrë, i cili punon për një kompani ukrainase-gjermane për prodhimin e armëve. Thuhet se ai ishte punësuar nga forcat ruse të sigurisë për të gjetur vrasës me pagesë për të ekzekutuar Babchenkon.

Babchenko tha se i arrestuari kishte paguar për vrasjen pasi lajmi i “vrasjes” ishte bërë publike.

Megjithatë, një vrasës i punësuar më parë kishte shkuar në forcat e sigurimit të Ukrainës, duke i njoftuar ata për komplotin e vrasjes, thanë zyrtarët ukrainas.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Policja serbe në Kosovë që flet mrekullisht gjuhën shqipe

VIDEO/ Policja serbe në Kosovë që flet mrekullisht gjuhën shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In