• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gazetari rrëfen: Ervis Martinaj u pre në besë, sot nuk ka as kufomë…

by Java News
16/07/2024 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha: Ervis Martinaj u pre në besë, sot nuk ka as

Artan Hoxha ka folur për Ervis Martinajn, i cili ende rezulton i zhdukur dhe shteti shqiptar nuk ka një përgjigje se çfarë ndodhi me të.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Martinaj “revolucionarizoi” botën e krimit në Shqipëri, duke bashkuar krimin, biznesin dhe politikën, ndërsa u ndal te përplasjet e tij të forta me grupet rivale, me ish ortakët e tij, me biznesmenë të fuqishëm madje edhe me politikën.

“Bëhen dy vjet në datën 9 gusht, nga momenti kur ka qenë komunikimi i fundit i Ervis Martinajt, siç është e provuar, me celular. Nga ai moment, del një qelizë 30km në vijë ajrore nga banesa e tij në Fushë Kuqe, kaq është distanca, që është provuar deri tani dhe nga aty e mbrapa nuk ka kontakt. Kemi të bëjmë me ato që kriminalistët i quajnë gati krime të përkryera.

Ky personazh u bë kaq i rëndësishëm për shkak të efektit që ai pati. Është kriminel atipik. Ishte një biznesmen që u bë gangster. Ervis Martinaj pati impakt të rëndësishëm, sepse bëri evolucion në botën e krimit të organizuar në Shqipëri, për shkak të mënyrës që përdori për t’u ngjitur në majë, për të korruptuar agjencitë e zbatimit të ligjit, për të miksuar krimin e organizuar, biznesin dhe politikën. Kjo e bëri atë të rëndësishëm. Në rast se fillesat i pati gjatë qeverisjes së PD, ai u bë më i fuqishëm dhe më potent në terren gjatë kohës kur në pushtet erdhi PS.

I mbijetoi edhe ndryshimit të pushtetit. Kur ka ndryshim pushteti ka ndryshim edhe në botën e krimit. Ervis Martinaj është njeri që ndryshe nga gangsterët e tjerë, ishte sponsor i rëndësishëm i të djathtës.

Ishte atipik sepse gangsterët e atij niveli, kur arrijnë një pozicion të rëndësishëm dhe dominues në territor, mundohen t’i shmangin daljet dhe kontaktet e tyre. Ai ishte shumë i dukshëm, me kontakte të mëdha politike, shoqërore, në media, të gjitha. Pra e kishte shumë të rëndësishme daljen e tij publike. Ky është një nga faktorët, pse data 9 gusht 2022, merret si datë… Nga ai moment nuk ka ndodhur me asgjë.

Për të kuptuar një bos të krimit të organizuar, shikoni kundërshtarët e tij. Në moment që kundërshtarët e tij janë relaksuar, janë rikthyer në terren, kanë ulur nivelin e sigurisë, kanë filluar aktivitetin lirisht, do të thotë që ose e kanë asgjësuar kundërshtarin ose kanë bërë pakt. Në rastin konkret, aleancat që tentoi të bënte Ervis Martinaj dhe intrigat në të cilat ai u përfshi dhe bëri armiq të gjithë ortakët e vet, njerëzit më të rëndësishëm të botës së krimit në Shqipëri, vëllezërit Duka që kishin ndarë bashkë gjithcka, por shikoni, kur Martinaj u vendos në Fushë Kuqe, qarku i Lezhës u bë qarku më problematik në vend.

Kontaktet që vendosi në Shkodër, Mamurras, Burrel, në zonën e Fushë Krujës, e kthyen në një gjenerator të një situate shumë të rëndë kriminale. Martinaj korruptonte agjencitë e zbatimit të ligjit. Duke kontrolluar lojrat e fatit, ai nuk e ka patur kurrë problem të ketë sasi të mëdha të parave kesh, mund të korruptosh çdo zyrtar.

Lojrat e fatit pas vitit 2018, nuk mund të funksionojnë pa policinë dhe shërbimin informativ. Ai e kishte mbyllur këtë gjë. Ishte sponsorizues i madh në fushata elektorale.

Ajo SMV e famshme e Elbasanit, është vepër e Ervis Martinaj, njerëzit dhe financimet e tij dhe diskutojmë për atë djalin që ngeli (Arbër Paplekaj), që ishte vërtet profesionist dhe u gjend në vendin e gabuar.

Në zgjedhjet e 2021, nuk di që Edi Rama të ketë përmendur me emër ndonjë bos krimi, asnjëherë, përmendi vetëm njëherë Çapjat. I vetmi që ka përmendur është Ervis Martinaj, tha “ai drejtori i lojrave të fatit, ne e dimë kush është në atë makinë, sa e ka targën”. Nuk është në stilin e Ramës të përmendë dhe sulmojë personalisht. Martinaj ishte i vetmi që ai e atakoi personalisht. E gjithë kjo përplasja e tij me biznesmenë të fuqishëm në vend, përplasja me grupe rivale, e bënë të ishte me kaq impakt.

Momenti i zhdukjes së tij, jam me këtë version që ai është prerë në besë, është ekzekutuar dhe kufoma… Krimi më perfekt është ai që nuk ka as kufomë dhe as armë. Sot kemi parë plot raporte, dëshmi, operacione kërkimi, në zona ku mendohej se mund të jetë groposour kufoma, apo fshehur makina.  Por, deri në këto momente, edhe nga premtimet e kryeministrit, ndodhemi para faktit të kryer, kemi në SPAK që ka nxjerrë dy urdhër arresti për Ervis Martinajn. Dhe Prokurorinë e Kurbinit, që heton për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Martinajt.

Në Shqipëri u kalua në një stad tjetër të krimit të organizuar”, tha Hoxha. (Tema)

Next Post
Aksident në rrugën Lushnje-Berat, një i plagosur në gjendje të rëndë

Aksidenti me motor\ Djali i biznesmenit të njohur në Tiranë ndërron jetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In