• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari që sulmoi Ramën në “Washington Post”, bëri shkrim pro Metës

by Java News
01/07/2016 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mediat amerikane mund të botosh me pagesë shkrime promocionale me permbajtje politike. Kjo praktikë po shfrytëzohet nga politikanë shqiptarë që janë të lidhur me lobe në Washington. Rasti i fundit lidhet me shkrimin e botuar në “Washington Times”, ku autori Jason Katz, pretendon të përcaktojë se kush është zë i moderuar dhe kush është radikal në politikën shqiptare.

Autori arrin deri aty sa ta sulmojë kryemnistrin Edi Rama me të njëjtin fjalor që përdor ndaj tij kundërshtari politik i djathtë, Sali Berisha. Shkrimi është botuar nën logon “artikull promocional”. Megjithatë në Shqipëri shkrime të tilla kanë efekt jo të vogël tek publiku, sepse faktet serviren si të vërteta dhe përcillen tek audienca nga aktorët politikë, apo të medias, pra informacioni nuk konsumohet nga burimi, në këtë rast gazeta amerikane.

Në fakt, botuesi “Washington Times” është kujdesur për këtë pjesë, duke vendosur shënimin që të tregon se ky shkrim është reklamë. Janë një praktikë e njohur editorialet në mediat e njohura ndërkomëbetare e vecanërisht ato britanike e amerikane, shkrime të cilat paguhen për t`i thurur lavde apo për goditur sa më shumë një qeveri apo politikanë tëcaktuar. Por ky artikull ka një veçanti: Eshtë shkruar në Tiranë dhe i është vendosur emri i drejtuesit të një OJQ-je amerikane.
Në shkrimin e ‘The Washington Times’ kryeministri shqiptar Edi Rama konsiderohet si një “albatros” për Amerikën. Shkrimi nuk ka asnjë notë pozitive, jep një pasqyrë të zhvillimeve politike duke nisur me përplasjet për reformën në drejtësi, korrupsionin, akuzat e opozitës dhe ndalet gjatë tek pajisja e përgjimit IMSI Catcher, madje citohet Wikipedia për të shpjeguar përgjimet e supozuara se janë bërë në Shqipëri.

Në qoftë se në shkrimet e mëparshme, të paguara herë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, herë me para të pista, janë bërë publikë porositësit, në këtë rast nuk ka akoma një emër të të interesuarit për botimin e artikullit. Më parë, ish kryemnistri Sali Berisha ka paguar para për studio që kanë organizuar fushata për cështje të ndrsyshme, ku përfshihej edhe botimi i shkrimeve të ndryshme. Po ashtu edhe qëeveria Rama ka përdurur shtypin ndërkombëtar për fushatat e promovimit të ekonomisë shqiptare dhe përmirësimin e imazhit të vendit. Pas një kërkimi të thjeshtë mbi autorin e shkrimit, zbulojmë se Jason Katz është ka lidhje indirekte me Ilir Metën.

Katz është drejtor i Tool Shed Group, LLC, dhe ish-kreu i çështjeve publike për Komitetin Amerikan Hebre. Vlen të përmendet fakti se Kryetari i Parlametit Ilir Meta në viztën e disa javëve me parë, me ftesë të Komitetit Amerikan hebraik, (KHA), mori pjesë në Forumin Global KHA, në Ëashington DC, ku u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i AJC, David Harris. Nuk është aspak rastësi që autori i shkrimit Jason Katz financohet nga enti me të cilin Meta zhvilloi takimin.

Botimi i shkrimit të mërkurën pasdite, në të njëjtën ditë që Rama u nis për në Ankara, nuk është krejt koincidencë. Sepse, artikulli merret gjatë edhe me çështjet fetare dhe pozicionin e Shqipërisë si vend mysliman i moderuar, madje që duhet marrë shembull nga SHBA. A e frymëzoi Meta këtë shkrim kundër Ramës? Këtë nuk mund ta themi me siguri. Por, autori është i njëjti që, para dy javësh, shkruante se Ilir Meta është i vetmi zë i moderuar i politikës shqiptare./TeMa/a.k

 

Next Post

Prerja e pyjeve, 50 milionë lekë gjobë për një kundravajtës në Pukë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In