• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gazetari italian komenton gjobat ndaj mjekëve shqiptarë: Një mëkat i vogël në krahasim me punën dhe luftën e tyre

by Ardit Rada
01/05/2020 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festimi me muzikë dhe pije për mbarimin e misionit në Itali, i kushtoi secilit prej 10 mjekëve shqiptarë 500 euro. Lajmi u raportua një ditë më parë nga disa prej mediave italiane, ndërsa gazetari i “Bresciaoggi”, Giuseppe Spatola, e cilëson atë si një mëkat të vogël, që nuk duhet të marrë vëmendjen në krahasim me kontributin që dhanë në vijën e parë të luftës kundër virusit.

“Mjeket që na kanë ofruar ndihmën e tyre në Itali, kanë qenë përballë një lufte të vërtetë. Mjafton t’iu referohemi shifrave: më shumë se 2000 të vdekur, 12000 të infektuar, pra 1 i infektuar në 100 banorë. Pra, tensioni i akumuluar prej tyre kuptohet qartë. Apeli që i është bërë nga të gjitha institucionet e Brescia-s ishte për t’i anuluar këto gjoba. Ekipi shqiptar është vlerësuar maksimalisht dhe ky mëkat, le të themi, është konsideruar si diçka fare e vogël në krahasim me punën dhe luftën e tyre me këtë virus që mesa duket nuk do ta lerë Italinë”, shprehet gazetari italian.

Festën e tyre ai e arsyeton kështu: “Pas ceremonisë së falenderimit organizuar nga autoritetet e rajonit të Lombardisë, ku u cilësuan heronj, ekipi shqiptar i bluzave të bardha organizoi një festë në hotel, mesa duket për të ulur tensionin e akumuluar”.

Sipas Giuseppe Spatola-s mediat lokale nuk kanë dashur ta zmadhojnë incidentin, ndërsa disa prej tyre nuk e kanë trajtuar. Gazetari ka shkruar një artikull ditën e sotme për këtë ngjarje.

Në kohën e koronavirusit, një festë e këtij lloji nuk duhej të organizohej, madje as midis mjekëve dhe infermierëve, shkruan dje mediat italiane.

/e.rr

Next Post
Mos u dyndni në dyqane për ushqime, çfarë ndryshon nga kjo e shtunë

Mos u dyndni në dyqane për ushqime, çfarë ndryshon nga kjo e shtunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In