Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha do të arrestohet dhe do përfundojnë qeli për krimin shtetëror të21 janarit, ku katër qytetarët u vranë poshtë zyrës së tij, në protestën e vitit 2011në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.
Kështu u shpreh gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News. Ai foli dhe për protestën e Lapajt dhe për Foltoren e Sali Berishës, ndërsa shtoi se të dy po luajnë “lojë kungulleshash” pasi janë braktisur nga njerëzit.
“Lapaj e Berisha po bëjnë lojë kungulleshash. Berisha nuk ka më kapacitet për të mbledhur njerëz. Ai ka bërë një jetë politike të paskrupullt, edhe Zoti i madh të turpëron në këtë lloj forme. Do ta mbyllë i turpëruar. Berisha e ka bërë këtë lloje jete dhe kështu do të turpërohet. PD që nga 2013 dhe deri më sot është kthyer në partinë e halleve të Berishës dhe halleve të tij dhe Argita sa herë shtrëngohet laku, sa herë Saliu ndodhet keq, atëherë ata dalin të gjithë për të sulmuar. Po i ngushtohet laku për 21 janarin, që herët apo vonë, do ta mbylli jetën në qeli. Të jeni të bindur për këtë. Ky krim për fatin e keq të Berishës është i super dokumentuar.
Braho nuk ka asnjë detyrimi për ta shtyrë këtë çështje, sepse ajo është çështje personale e Dumanit. Prokurori i çështjes është z. Dumani.Po lirohet nga ngarkesa administrative dhe do ti përkushtohet çështjeve, sepse nuk ka preokupim administrativ. Për pak kohë do ta shikoni Berishën e arrestuar për 21 janarin. Dumani e shtroi dhe i hapi të gjitha mundësitë, që SPAK të godite figura shumë lart. “, tha ai.












DMTH kjo eshte arsyeja qe plaku komunist,e vrases i shume shqiptarve ,lufton ne cdo dalje Prokurorin e nderuar Z Dumani.E ka mbushur,e stermbushur kupen ktu e 20 e ca vite me pare.Por kta kriminel,me format e tyre barbare,krijuan e arriten te kapin cdo pushtet,u bene te pa prekeshem,hajdutet e vrasesit.Duket se cdo gje e ka nji perfundim,qofte ai mire,ose ai me i keqi,duket po ju vjendi.Ashtu sic e kane gatuar vete,zollumi po ju ze frymen,do ta paguajne shume shtreje,si frengu pulen.