• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konfirmohet/ Juventus zgjedh Andrea Pirlon si trajner

by Java News
08/08/2020 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juventusi shkarkoi Mauricio Sarrin pas eliminimit në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë u eliminuan nga Lioni me rezultatin total 2-2, por francezët u ndihmuan nga goli në Torino. Andrea Pirlo do te jete zevendesuesi i tij.

pirlo-940x627 (1)

Andrea Pirlo është trajneri i ri i skuadrës së Juventusit. Pak orë pasi Mauricio Sarri u shkarkua nga stoli i bardhezinjve, ka qenë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se ish-mesfushori italian do të ishte ai që do të drejtonte ekipin.

Sipas njoftimit të klubit, Pirlo do të merrte këtë detyrë edhe pse ishte emëruar te U23 vetëm 10 ditë më parë. Klubi theksoi se Pirlo kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe se ekzistonte besimi se kishte gjithçka që duhej për të synuar trofe me Juventusin.

“Do të jetë Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit. 41 vjeç, i lindur në Fiero në provincën e Breshias, Andrea Pirlo ka një karrierë legjendare si futbollist që e ka çuar të fitojë gjithçka, nga Liga e Kampioneve te Kupa e Botës. Në katër vitet e tij në drejtimin e mesfushës së Juventusit, Pirlo ka fituar po që tituj kampion, një Kupë Italie dhe dy Superkupa.

Sot, fillon një karrierë e re e tij në botën e futbollit. Siç ishte thënë rreth një javë më parë, nga Maestro në Mister. Nga sot, për popullin juventin do të jetë Misteri, pasi klubi ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit të parë, pasi e kishte përzgjedhur për Juventusin U23. Zgjedhja e sotme bazohet në bindjen se Pirlo ka gjithçka duhet për të drejtuar, që në debutimin në pankinë, një ekip ekspert dhe me talent për të ndjekur suksese të reja. Andrea Pirlo ka firmosur sot një kotnratë dyvjeçare, deri në qershorin e vitit 2022”, shkruhej në njoftimin e Juventusit.

Ne fakt, menjëherë pas shkarkimit të Sarrit, mediat folen për pasuesin e tij. Mauricio Poçetino është kontaktuar nga drejtuesit bardhezinjë menjëherë pas eliminimit nga Championsi. Emra të tjerë që pëlqehen nga drejtuesit bardhezinjë janë edhe Zidan i Real Madridit dhe Inzagi i Lacios. Por, së fundmi një emër interesant ka dalë në skenë.

Sipas Fabrizio Romanos, gazetarit të njohur italian qe e dha lajmin, drejtimin e Juventusit do ta merrte Andrea Pirlo. Dhe, vertet ajo u konfirmua.

 

 

 

 

 

Next Post
Mesazhi sensibilizues i terapistes: Sfida me pandeminë njësoj si ju!

Mesazhi sensibilizues i terapistes: Sfida me pandeminë njësoj si ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In