• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari i mirënjohur Lorenc Vangjeli i bashkohet Report Tv

by A R
01/11/2021 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i mirënjohur Lorenc Vangjeli do t’i bashkohet televizionit  Report Tv. Protagonisti i shumë debateve televizive në pozicionin e analistit, Lorenc Vangjeli do të afrohet tani me një projekt të ri në Report Tv që në pak vite ka arritur të bëhet një nga televizionet informative më të ndjekura dhe më profesionale të vendit, tashmë me nje mbulim sinjali në rang kombëtar. Bashkë me kolegun Denis Minga, ai do të drejtoje emisionin ”Kontrast” që do të transmetohet çdo të hënë dhe çdo të premte nga ora 18.00 deri në orën 19.00 në ”Report”. Orët e pasdites televizioni Report Tv ia ka dedikuar prej kohësh thellimit të lajmeve të ditës dhe temave më të nxheta të javës.

”Ardhjen e Lorenc Vangjelit në familjen e madhe të Report Tv e konsideroj si një kthim në shtëpi, pasi me Lorencin kam bashkëpunuar shumë mirë që në vitet e mia të para në Shqipëri – komenton gazetari Carlo Bollino, themelues i Report Tv – në fakt, është koha që po mendoj, se përtej figurave të reja të gazetarisë profesionale që janë shafqur në vitet e fundit, shumë nga të cilat kanë bashkëpunuar apo bashkëpunojnë me mua, ne, si grup mediatik, duhet t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë atyre gazetarëve që kanë qenë themelues të gazetarisë moderne në Shqipëri, dhe Lorenc Vangjeli është patjetër një nga ata”.

Shumë shpejt, vazhdon Carlo Bollino, do të bashkohen me stafin prestigjoz të Report Tv edhe emra të tjerë të gazetarisë historike shqiptare. Viti 2022, me kalimin në selinë dhe studiot e reja, do jetë një hap shumë i rëndësishëm për rritjen e Report Tv dhe një nga projektet që kam, është që gjithë këta gazetarë profesionistë që unë i kam njohur dhe i kam ”formuar” që nga vitet ’90, do të ribashkohen për të bërë një akademi të gazetarisë profesionale. Mediat shqiptare, përveç sasisë, tani duhet të garantojnë edhe cilësinë e informacionit, dhe cilësia realizohet vetëm nëpërmjet një trajnimi të siguruar nga gazetarë super të kualifikuar. Atje ku  kanë deshtuar fakultetet e gazetarisë, ku shumë nga ata që bëjnë mësime janë teoricienë të mediave apo politikanë, duhet të ndërhyjmë ne, profesionistët e sektorit që kemi ushtruar gazetarinë në terren prej shumë dhe shumë vitesh dhe dimë rregullat dhe sekretet praktike të këtij profesioni të mrekullueshëm”.

”E nesërmja është zakonisht leximi i të shkuarës me mënyra të tjera – komenton Lorenc Vangjeli –  në Tiranën e sotme mediatike është shtuar padyshim oferta, mundësitë dhe hapësirat. Janë shumëfishuar ngjyrat, dritëhijet dhe interesat e të gjitha ngjyrave, shpesh shumë pak interesantë. Koha e gazetarit profesionist që shndërrohej në sy të publikut për ngjarjet, në dëshmitar për dridhjen që ato sillnin, në lajmës të ndodhisë, është duke u zëvendësuar paprerë me shndërrimin e cdo qytetari në gazetar dhe të cdo “smartpfone” në redaksi lajmesh. Por nëse nga e shkuara do t’i përcillej të nesërmes pasioni, idealizmi, shërbesa e qendresa, atëherë gazetaria qytetare do të kishte një shans më shumë mbijetese në tregun kaotik e shpesh të deformuar të medias shqiptare, që shpesh është një problem për t’u zgjidhur dhe jo një instrument në zgjidhjen e problemeve të publikut.
“Kontrast” në Report TV kërkon të jetë më shume se një emision; synon të jetë një mision që do të dëshmojë skajet e të vërtetës, të vërtetat relative dhe bashkëjetesën e më shumë se një të vërtete absolute, si ato që pranojnë shoqëritë e kycura. “Kontrast” si një hapësirë në vecanti dhe Report TV në vecanti e përgjithësi, janë sfida e përditshme e shërbesës, janë hapësira lirie që i përkasin atij që e sheh, e dëgjon, e pranon apo e kundërshton: i përket ndjeshmërisë dhe interesit të publikut! E shkuara është garanti i të ardhmes, e vërteta në këtë hapësirë mediatike ka pothuaj tre dekada që jeton në shtëpinë e saj. Shpesh me shumë vështirësi, por gjithmonë me dinjitet si shtëpi lirie, profesionalizmi dhe pasioni me idealizëm”.

Next Post
Misteri i vdekjes së 4 turistëve në Qerret-Kavajë, ambasada ruse: Presim me padurim zbardhjen e ngjarjes, jemi pikë kontakti

Misteri i vdekjes së 4 turistëve, Prokuroria e Përgjithshme i dërgon informacion Ambasadës Ruse

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 years ago

    Ja paska fut Blendi ,Lencit?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

January 31, 2026
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

January 31, 2026
LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

January 31, 2026
Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In