• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari Guy Lawson: Të përfshirët në tragjedinë e Gërdecit, të pamëshirshëm. Luan Hoxhës iu rrezikua jeta. SPAK ta thërrasë dëshmitar

by Java News
22/09/2023 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ Guy Lawson u shpreh për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në Dritare TV se ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha, i cili është arratisur në SHBA duhet të dëshmojë në SPAK për çështjen e Gërdecit. Gazetari Lawson u shpreh i gatshëm për të dëshmuar vetë në SPAK për çështjen e Gërdecit.

Por sipas tij SPAK-u duhet të thërrasë për të dëshmuar atasheun ushtarak Hoxha, bashkë me ambasadorin amerikan që ka qenë në Shqipëri kur shpërtheu Gërdeci. Pak muaj më parë dhe Zamira Durdaj, nëna e cila humbi fëmijën 9 vjeç në shpërthimin e Gërdecit i ka kërkuar SPAK-ut përmes një letre që të thërrasë si dëshmitar për ngjarje Hoxhën. SPAK, asokohe iu përgjigj zonjës Durdaj se nuk e gjejnë dot adresën e Luan Hoxhës në SHBA.

“Unë shpresoj që SPAK-u do t’i trajtojë çështjet e Gërdecit dhe e di që për t’i shkuar vërtet deri në fund, do të ketë nevojë për më shumë dëshmitarë, përfshirë ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, z.Luan Hoxha, i cili u arratis në Shtetet e Bashkuara në kohën e shpërthimit në Gërdec dhe tani jeton në Bronks. Do të doja shumë të dëgjoja se çfarë ka për të thënë. Unë nuk e kam takuar Luan Hoxhën, por kam raporte për takimin që ai pati me zyrtarë të lartë në Tiranë, duke thënë se ai kishte frikë për jetën e tij, dhe sesi shqetësimet e tij u morën seriozisht aq sa qeveria amerikane, nuk ka rëndësi për çfarë arsye, pasi nuk e treguan kurrë, e nxori Luan Hoxhën nga Shqipëria.

Ky fakt flet shumë për pamëshirën e njerëzve që u përfshinë në tragjedinë e Gërdecit dhe gjithashtu për mënyrën se si qeveria amerikane nuk ka bërë realisht adresimin e duhur të këtyre çështjeve dhe kontekstit shqiptar.
Unë nuk do e kisha aspak problem të flisja edhe për SPAK-un, nëse kjo është ajo çfarë kanë nevojë. Unë mendoj se njeriu më i përshtatshëm për të dëshmuar është Luan Hoxha, i cili është në mërgim në Amerikë. Mendoj se do të ishte shumë e dobishme që ambasadori amerikan, që shërbeu në vitin 2008 së bashku me atasheun ushtarak, të vinin të përgjigjeshin. Mendoj se ata mund të flasin sinqerisht për atë që ndodhi në ato ditë dhe javë.”, u shpreh Guy Lawson./m.j

Next Post
“Tempulli” mbërrin në Shkodër: Arrestohet 20-vjeçari që shiste kanabis në afërsi të gjimnazit. Procedohen penalisht 3 të tjerë

“Tempulli” mbërrin në Shkodër: Arrestohet 20-vjeçari që shiste kanabis në afërsi të gjimnazit. Procedohen penalisht 3 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In