• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gazetari gjerman: S’kemi pse çuditemi që Albin Kurti po i saboton marrëveshjet

by A R
16/06/2023 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga gazetarët më të famshëm të politikës në Gjermani, Reinhard Veser, ka shkruar për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, derisa kryeministrin Albin Kurti e ka quajtur konsistent në kundërshtimin e tij ndaj “aleatëve perëndimorë”, duke thënë se politikat e tij mund ta kenë dëmtuar Kosovën përgjithmonë.

Veser, në shkrimin e tij në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, thotë se “Kurti nuk arriti të kuptojë rëndësinë e qetësisë në Ballkan për Perëndimin përballë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka një histori të gjatë konfrontimi me aleatët perëndimorë të vendit të tij. Ai dikur udhëhoqi protesta kundër misionit të OKB-së në Kosovë dhe kundër planit të paqes të OKB-së për konfliktin me Serbinë.

Që në fillim, ai kundërshtoi gjithashtu marrëveshjet me të cilat BE donte të normalizonte marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Pra, ai është konsistent në sabotimin e zbatimit të tyre si kreu i qeverisë”, shkruan Veser.

Këto qëndrime, Veser i ka konsideruar si “kokëfortësi me të cilën ai po e dëmton vendin e tij – ndoshta përgjithmonë”.

Gazetari shkruan se Kurti ka bërë bixhoz me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

“Brukseli dhe Uashingtoni tani e konsiderojnë Kosovën si problematike në Ballkan, jo Serbinë. Dhe kjo përkundër faktit se Beogradi nuk e ka ndryshuar qëndrimin pengues me të cilin gjithmonë ka penguar zgjidhjen e konfliktit”.

“Me sa duket Kurti nuk e ka kuptuar se sa e rëndësishme është qetësia në Ballkan për Perëndimin përballë luftës së agresionit rus në Ukrainë. Politikani cinik i pushtetit Aleksandër Vuçiç është i një kalibri tjetër në Beograd. Ai drejton propagandën pro-ruse për përdorim të brendshëm – dhe furnizon Ukrainën me armë”, shkroi Veser.

/a.r

Next Post
U vodhën 7 mln euro gjermanëve nëpërmjet Call Center, SPAK çon për gjykim 13 persona

U vodhën 7 mln euro gjermanëve nëpërmjet Call Center, SPAK çon për gjykim 13 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In