• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari i BBC: Takimi i Fatos Nanos me Millosheviçin në ’97, sa zgjati e ç’folën

by Java News
28/02/2017 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Robert Goro, për BBC, Athinë. Për 18 vjet nuk besojmë se ka shqiptarë që nuk e ka dëgjuar këtë “formulë”. Gazetari që raportoi nga Athinë ka dhënë një intervistë të gjatë për emsionin Debati në Channel one të gazetarit Roland Qafoku. Vdekja e Aristidh Kolës, sulmi me armë në shtëpi, ngajrjet e vitit 1997, a kishte gisht Greqia në këto ngjarje dhe takimi i kryeministrit Nano me Sllobodan Milosheviçin ishin tepër interesante në pikëvështrimin e Robert Goros.

A është e vërtetë që Aristidh Kolën e helmuan dhe nuk pati vdekje natyrale?

Jo. Unë e them me përgjegjesinë time maksimale. Nuk më rezulton që Aristidh Kola të ketë pësuar diçka që lidhet me teori konspiracioni. Nëse do të kishte një të tillë të paktën unë do ta dija. Të paktën mua Aristidhi do ma thoshte mua të parit nëse do e ndjente se do ti bënin diçka të tillë. Ai qendroi në spital për disa kohë. Madje u shtrua disa herë. Unë e kam shoqëruar atë në spital në Athinë. Por gjendja e tij u përkeqësua. Sipas mjekëve ai kishte një lloj leuçemie. Më kujtohet që herën e fundit që bisedova e mora në telefon. Ai ishte në spital dhe i thashë se do vija ta takoja.  Më tha që të mos i shkoja. “Jam keq Berti dhe nuk dua të më shikosh në këtë gjendje”. Kështu u kishte thënë edhe të tjerëve. Nuk donte që njerëzit të kishin një imazh të keq të gjendjes së tij fizike. Pas disa ditësh ai ndërroi jetë. Ishte një njeri i madh. Por edhe një herë siç e thashë nuk më rezultojnë këto teoritë që e helmuan dhe e vranë. Unë e them me përgjegjësi që nuk ka ndodhur kjo gjë. Greqia ka patur arvanitas të shquar që kanë përkrahur jashtëzakonisht shqiptarët në Greqi dhe një nga këta ishte edhe Aristidh Kola.

A keni investiguar ju vetë për këtë vdekje?

Po unë kam investiguar sa kam patur mundësi dhe nuk më ka rezultuar diçka misterioze. Shqetësimi më i madh i Aristidh Kolës ka qenë që Shqiëpria dhe Greqia të gjenin gjuhën e përbahskët. Sipas tij ne jemi dy popuj vëllezër.

Zoti Goro në shkurt të vitit 1997 familja juaj u sulmua nga një bandë. A mund të na e sillni pas 20 vjetësh atë moment?

Ishte 14 shkurt 1997, dita e San Valentinos. Unë nuk isha në shtëpi. Në banesë ishte vetëm bashkëshortja ime. Një djalë me kapuç në kokë paraqitet në derën e shtëpisë me një tufë me lule dhe kur bashkëshortja ime pa nga syri këtë skenë mendoi se atë tufë me lule ia kisha dërguar unë me rastin e ditës së së dashuruarëve. Gruaja hapi derën dhe madje i zgjati djalit të panjohur edhe një bakshish. Por ai shtyu derën me forcë dhe u fut brenda. Pas tij hyri dhe një djalë tjetër po më maskë. Ushtruan dhunë ndaj gruas time duke bërtitur dhe më kërkuar mua. Kush është ai t’ia mbyllim gojën, kanë bërtitur ata. Pasi kanë kontrolluar dhe nuk më gjetën u larguan. Komshijtë bërtitën dhe nga ky reagim ata qëlluan më amë në ajër. Ishte një ngjarje shumë e rëndë për mua. Më kishin dhunuar bashkëshorten dhe më sollën një moment më të rëndin në jetën time. Mbërritja ime në shtëpi ishte një skenë e rëndë më vete.

Përse refuzuat të mbanin armë që do t’u jepte policia?

Po e vërtetë. Policia nisi hetimet po autorët nuk u gjetën. Shefi i policisë më sugjeroi të mbaja një armë por nuk pranova. Unë nuk kam marrëdhënie të mira me armët. Nuk i dua. Nuk kam pranuar të mbaja armë sepse nuk më është nevojitur dhe mendoj se arma të bën trim edhe kur nuk duhet. Dhe e refuzova dhe për faktin se realisht nuk e shikoja si rrezik. Por të donin ata të më hiqnin qafe ma bënin në rrugë jo të më vinin në shtëpi. Por shefi i policisë më tha se  dy sulmuesit ishin të armatosur dhe se armët i kishin të mbushura. Edhe aksidentalisht mund të ndodhte që ata mund ti kishin shkrehur. Por pas 20 vjetësh këtë ngjarje e quaj të mbyllur.

Zoti Goro mbushen 20 vjet nga ngjarjet e trazirave të marsit 1997. A ka patur gisht Greqia në ato ngjarje siç është thënë shpesh në Shqipëri?

Edhe këtë e them me përgjegjësi. Nuk më ka rezultuar implikim zyrtar grek për të inicuar ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri.  Nuk më reulton që qeveria greke, institucionet e shtetit grek të kenë patur ndikim, inicim apo çështje të këtij lloji në ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri. A ka patur qarqe të ndryshme të caktuara jo zyrtare? Kjo është një çështje komplet tjetër. Por qeveria greke jo.

Po kryetari i SHIK Bashkim Gazidede është shprehur në parlament se ekzistonte një plan konkret me emrin “Lotus” për marrjen e asaj që quhet Epiri i Veriut?

Po çfarë ishte plani Lotus dhe i kujt ishte? I qeverisë? Jo. Prandaj e thashë. Që qarqe të ndryshme mund të ketë patur. Por kjo nuk do të thotë që shteti grek ka patur një plan të tillë.

Çfarë ishin trazirat e vitit 1997 në Shqipëri?

Në konceptimin tim në vitin 1997 pati një revolte politike. Ajo fillimisht ishte spontane por më pas politika u përpoq ta shfrytëzone. Por më vjen në mendje imazhi i shkatërrimit total të gjithçkaje. Ishte sikur kishte rënë bomba atomike, jo vetëm në kuptimin metaforik, por edhe real.

Zoti Goro. Mes morisë së ngjarjeve si një gazetar që punuat 18 vjet në BBC në seksionin shqip keni ndjekur edhe takimin e famshëm dhe shumë të debatuar të kryeministrit Fatos Nano dhe presidentit të Jugosllavisë së asaj kohe Sllobodan Milosheviç. Si e përcillni sot pas 20 vjetësh atë takim?

Më 4 nëntor 1997 u zhvillua në Kretë një takim i liderëve të Ballkanit. Ishte një dakë e organizuar për tu zhvilluar në Kretë dhe unë kam ndjekur takimin si gazetar i BBC. Kam patur rastin ta takoja kryeministrin e Shqipërisë pas takimit dhe të zhvilloj një intervistë. Nga e gjithë ajo që quhet debat sot më vjen habi për një gjë: Unë kam qenë në kontakt dhe kam qenë i informuar se kryeministri Nano u ka thënë prerë autoriteteve që merreshin me organizmin e takimit se çështja e Kosovës do diskutohej patjetër në këtë takim. Më para ata kishinn thënë që Millosheviçi të takohej me Nanon por me një kusht që Kosova të mos ishte pjesë e bisedës. Por Nano ia ktheu se nëse nuk zihet në gojë Kosova, atëherë përse duhetë të bëhej ky takim. Takimi u krye dhe mua më ka ardhur habi nga sulmet që i bënë Nanos në atë kohë. Shumë vetë edhe sot pyesin përse e takoi. Unë them bëri shumë mirë që e takoi. Unë jam tifoz i komunikimit. Ishte një sfidë dhe takimi duhej.

Sa zgjati takimi?

Ka zgjatur 45 minuta. Në mos gaboj ka mbaruar në orën 19.45 minuta dhe të gjithë në qendër në Tiranë dhe në Londër ishin nën tensionin e kohës sepse ishte edicioni informativ por ndërkohë takimi nuk kishte përfunduar.

Zoti Goro, më ka bërë përshtypje një detaj nga ai takim. Si ka mundësi që kryeministri Fatos Nano në asnjë veshje në karrierën e tij nuk ka patur papijon, ndërsa në të vetmin takim apo dalje publike zgjodhi takimin me Millosheviçin që duhej të ishte veshur ashtu?

Nuk e kam vënë re këtë detaj. Në fotografinë që po më tregoni kështu qenka. Të them të vërtetën nuk e di përse ka qenë kështu.

ma.me

Next Post
Kosova vetëm dështime. Plot 612 masa që i kërkonte MSA-ja s’u realizuan

Kosova vetëm dështime. Plot 612 masa që i kërkonte MSA-ja s’u realizuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In