• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari: Bankers, plaçkitja më e madhe që nga pushtimi romak, të implikuar ish-ministra dhe oligarkë

by B K
19/07/2025 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Adriatik Doçi shprehet se çështja Bankers është plaçkitja më e madhe që nga pushtimi romak.

Sipas tij, në të janë të implikuar ish-ministra dhe oligarkë, ndërkohë që ka hedhur akuza mbi Prokurorinë e Posaçme që nuk sheh afera të tilla, por merret me brekë, zorrë dhe keca.

“Duke lexuar bilance, transaksione dhe raporte, më rezulton që më shumë paguaj unë taksa vjetore se sa Bankres, që përfaqëson plaçkitjen më të madhe të pasurisë publike që nga pushtimi romak, me pronarë që fshihen pas disa nurmave, por që kapërdihen në Rogner, ku vetëm një nga anëtarët e bandës ka përfituar 100 milionë euro me transferta bankare. Si një burim që futet me tuba nën tokë, paratë e vjedhura për shërbime imagjinare kanë përfunduar një xhepat e ‘ustallarëve’ të Tiranës; ish ministra, oligarkë, sekserë.- shkruan Doçi.

Më tej ai thotë se “dosja është në kompetencë të SPAK pasi kemi të bëjmë një organizatë kriminale, kënetë 20-vjeçare korrupsioni dhe një pjesë e parave kanë përfunduar në xhepat e ish ministrave, subjekte të SPAK. Teksa bubullimat e korrupsionit të Bankers vijojnë të ushtojnë çdo ditë në media të pakapura, SPAK duket se është i zënë me zorrë, brekë grash dhe keca!”

“Fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët nuk janë gjë tjetër veçse mbulesë e një zhvatje 20-vjeçare të përbashkët me barkmëdhenjtë e Tiranës, me kosto mbi 10 miliardë euro, pa llogaritur krimet mjedisore dhe shpërthimet jashtë parashikimeve, për të maksimalizuar nxjerrjen e naftës. Për herë të parë, në Shqipëri është aplikuar një standard i ri; Grupi plaçkitës ka kërkuar shpërblim deri në 77 milionë euro në vit nga buxheti i shtetit për zbatimin e skemës së zhvatjes, përmes fryrjes së shpenzimeve për të mos paguar taksa.

Shpërblimi konsiderohet si detyrim i rimburimit të TVSH për shpenzimet. Vitin e kaluar, në vend që Bankers të paguante taksën e fitimit në buxhetin e shtetit, ka përfituar 40 milionë euro nga buxheti i shtetit rimbursim TVSH-je, ndërsa kërkon edhe 37 milionë euro. 

Prokurori i çështjes Elion Mustafaj dhe drjetori i Hetimit Tatimor Anton Martini kanë eskpozuar pjesërisht ‘plojën’ e Bankers me pasurinë nëntokësore të shqiptarëve. Të dy hetuesit kanë i kanë bërë një shërbim kombit, por dosja është në kompetencë të SPAK pasi kemi të bëjmë një organizatë kriminale, kënetë 20-vjeçare korrupsioni dhe një pjesë e parave kanë përfunduar në xhepat e ish ministrave, subjekte të SPAK. Teksa bubullimat e korrupsionit të Bankers vijojnë të ushtojnë çdo ditë në media të pakapura, SPAK duket se është i zënë me zorrë, brekë grash dhe keca!” – e mbyll postimin e tij gazetari Doçi.

Next Post
Makina merr para turmën me njerëz në Los Anxheles, 20 të plagosur, 10 prej tyre në gjendje të rëndë

Makina merr para turmën me njerëz në Los Anxheles, 20 të plagosur, 10 prej tyre në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In