Gazeta serbe ‘Blic’ citon gazetarin amerikan te ‘New York Times’ Xhejms Montag i cili se fundmi ka vizituar Ballist Morinen në burgun e Dubrovnikut.
Montag përmes rrjetit social ‘Twitter’, por edhe përmes një kronike të televizionit serb N1, njofton se e ka takuar Morinen në burg dhe ai ishte shume i frikësuar, ndryshe nga dy vite me parë kur e kishte intervistuar atë.
“Kur e takova Morinen ai ishte shume i frikësuar, ishte një person ndryshe nga dy vite me pare. Ishte i frikësuar për te ardhmen, veçanërisht nëse ekstradohet për në Serbi. Ai ka frikë se jeta e tij mund të jetë ne rrezik në Serbi”- ka thenë gazetari amerikan.
Sipas Montag, Morina rrezikon deri ne tete vjet burg. Sipas mediave ne Beograd, të paktë janë njerëzit nëSerbi që parashikojnë një rezultat pozitiv, pra ekstradimin e tij në Serbi pasi ka nisur një ofensive diplomatike nga ana e Tiranes per Zagrebin.
Tashme Morina po pret vendimin e Gjykatës se Lartë dhe ministrit kroat të drejtësisë për të dhënë fjalën e fundit.