• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazeta zyrtare e PD kërcënon me vdekje Ramën! Berisha autor i kërcënimit publik?

by Java News
13/12/2016 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i shtypit i PD-së, me një artikull të fortë e paralajmërues për shefin e qeverisë, Edi Rama i ka kushtuar dje në mbrëmje një vëmendje të veçantë letrës drejtuar ish-kryeministrit, Sali Berisha për shoqërimin me forcë në Komisionin hetimor parlamentar për aferën CEZ.
Në një artikull, ku mbizotëron gjuha e ashpër, siç e dëshmon edhe titulli “Kujdes Edvin se mund të shkosh në p.s!”, RD-ja, përtej faktit që e konsideron të paligjshëm kërkesën për shoqërimin me forcë të Berishës, pretendon se Policia nuk ka pasur guximin ta zbatojë urdhërin.
“BalkanWeb” raporton se në fakt titulli paralajmërues “se mund të shkosh në p.s” është shtuar në variantin online të “RD”-së pasi në print, siç shihet edhe nga faqja e parë e kësaj të përditshmeje, titulli është thjesht “Kujdes Edvin!”, ç’ka krijon dyshimin se “një dorë e fortë redaktimi” ka dashur që titulli të ishte akoma edhe më i ashpër.

RD

rd 2
Ndërkohë përmbajtja e artikullit në letër dhe në variantin online nuk ka ndryshuar. Në të thuhet shprehimisht se “Rama është frikacak edhe kur keqpërdor policinë. Nuk kishte faj. Çonte policë për shoqërimin e Berishës atje ku ai nuk ishte. Berisha ishte në zyrë, Rama ja dërgonte shkresën në adresën e shtëpisë. Më ka çuar nëna me larë gojën, i thonë kësaj. Megjithatë mirë ka bërë sepse Rama e di se ku mund të përfundojë me këto shkelje të ligjit dhe nuk i bëjnë punë as mercenarët e krimit që mban rreth vetes dhe as makina e blinduar”, – thuhet në artikullin e RD-së.
Në po të njëjtin shkrim pretendohet se “Një shkresë e Ministrisë së Brendshme për Kryesinë e Kuvendit dhe deputetin Taulant Balla është bërë publike, në të cilën shkruhet se një grup policësh shkuan në shtëpinë e ish-Kryeministrit Berisha. Komisariati nr.1 ka marrë një kërkesë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit përmes të cilave u kërkohej të bëhej shoqërimi me forcë i Kryeministrit Berisha për në Kuvend. Policët nuk kanë gjetur njeri në shtëpi dhe kanë lënë kërkesën në duart e rojes së Gardës. Në fakt Berisha ka qenë në zyrë vetëm pak metra larg shtëpisë dhe policët nuk kanë shkuar atje”, – shkruan RD-ja.
“Kushtetuta ndalon shprehimisht që deputetit t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, qoftë edhe në formën e shoqërimit të detyrueshëm.
Eksperiment mizor i Edi Ramës për të provokuar shqiptarët nëse janë nostalgjikë për diktaturën e para 25 viteve!”, – përfundon ndër të tjera shkrimi i RD-së.
Por pikëpyetjet që lindin nga ky artikull është se në emër të kujt i janë drejtuar këto paralajmërime kryeministrit, Edi Rama, nga “Rilindja Demokratike”, nga vetë Partia Demokratike apo nga ish-kryeministri, Sali Berisha i cili njihet për influencën që ka në organin zyrtar të shtypit të opozitës.

ma.me

Next Post
Policia “zbarkon” në Korçë, nesër luhet Skënderbeu- Tirana

Policia "zbarkon" në Korçë, nesër luhet Skënderbeu- Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

January 26, 2026
Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In