• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazeta RD “viktimë” e përplasjes Basha-Berisha/ Truku që po përdor kryeredaktori

by Java News
28/12/2021 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa PD po kalon një krizë të thellë në përplasjen që po ndodh mes kreut të saj Basha e ish-kryeministrit Berisha pas shpalljes së këtij të fundit non grata nga administrata amerikane pak muaj më parë, valët e përplasjes janë shtrirë në të gjitha nivelet.

Jashtë efekteve të përplasjes lart nuk ka mbetur as gazeta Rilindja Demokratike, që ka qenë organ zyrtar i PD-së. Megjithatë me ndryshimet statutore të bëra disa kohë më parë, RD-ja u shkëput nga statuti integral i partisë. Pavarësisht kësaj, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, PD-ja e drejtuar nga Basha vijon të kontrollojë emërimin e administratrorit të gazetës RD, ç’ka nënkupton edhe kontrollin e linjës editoriale dhe stafit.

Për këtë arsye, Blendi Kasmi, kryeredaktori i RD-së i cili mbështet Berishën ka hapur tashmë median RD-News, duke qenë se Rilindjen Demokratike e kontrollon zyrtarisht PD-ja zyrtare që drejtohet nga Lulzima Basha.

Kthyer pas në origjinë, Partia Demokratike ishte e vetmja që kishte një organ zyrtar shtypi, që ishte RD-ja por çarja që ka ndodhur pas shpalljes së Sali Berishës non grata nga Departamenti Amerika  i Shtetit ka çuar edhe në parcelizimin e gazetës së parë të Shqipërisë pluraliste.

Deri pak kohë më parë, zyrat e stafi i gazetës qëndronin në katin e parë të godinës së PD-së, ose siç njihet ndryshe SHQUP-i po më pas janë zhvendosur që aty. Sipas të gjitha gjasave, pjesë e mosmarrëveshjes përveç logove, vulës e simboleve të PD-së do jetë edhe gazeta RD e drejtimi i saj do jetë një çështje që do shtyrtohet e vendoset nga gjykata siç ka ndodhur me kërkesat që Basha e Berisha i kanë drejtuar së fundmi për statutet respektive.

Gazeta RD lindi ne 1991 si dritare e fjalës së lireë, pluralizmit dhe opozitarizmit, por me kalimin e kohës ajo u identifikua si një instrument nën tutelën e Berishës, që u përdor në disa raste për të linçuar dhe kundërshtaret e tij brenda partisë. Një shembull domethenës është ai ndaj Azem Hajdarit në vitin 1995.

Ish-kreu i PD-së Berisha gjateë qeverisjes 8-vjeçare 2005-2013 refuzoi të investonte dhe të modernizonte mediat që e mbeshtetën neë opozitën e veështirë të pas ‘97-ës. Me Mero Bazen u bë armik. Shijak TV e la thuajse në faliment ndërsa RD-në në harrese. Partneret e Berishës në pushtet u bënë Aleksandër Frangaj, Henri Çili, etj.

Kreu i PD-së Basha nga ana e tij nuk ka shfaqur ndonjë vizion në lidhje me lojën dhe aleancat mediatike. Aktualisht ai ka humbur edhe mbështetjen e Syri.net që ishte dhe media kryesore e lidhur me PD-në dhe elektoratin e saj. Syri.net nga mbështetëse e paepur e Bashës ka kaluar në pozita armiqësore me të pas shpalljes non grata të Berishës.

Kriza në PD duket ende larg paqtimit a zgjidhjes. Ndërsa kreu i PD-së Basha ka theksuar në më shumë se një rast se i ka të gjitha mjetet dhe kapacitetet për të siguruar partinë e për të vijuar punën e misionin e tij opozitar kundër qeverisë së Ramës, Berisha ka dhënë një ultimatum të fundit.

Më 8 janar, pas protestës së thirrur prej tij, ai ka deklaruar se 44 mijë anëtarët që votuan për shkarkimi  e Bashës në referendum do marrin në duart godinën dhe fatet e PD-së, nëse Basha nuk dorëhiqet.(Hashtag.al)

Next Post
“Kambana ka kohë që po bie”, kryetarja e KLGJ: Ngarkesë tek Apeli i Tiranës, 3 mijë dosje për një gjyqtar

“Kambana ka kohë që po bie”, kryetarja e KLGJ: Ngarkesë tek Apeli i Tiranës, 3 mijë dosje për një gjyqtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse fjalori i rrugës në Parlament nuk bien me ndryshim në Rregullore?

March 6, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

March 6, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Fundjava do të jetë me diell, pranvera mbizotëruese me temperatura 24 gradë Celsius

March 6, 2026
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

March 6, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?

March 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

March 6, 2026
“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

March 6, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Trump vendos kushtet për udhëheqësin e ri të Iranit: Duhet të trajtojë mirë SHBA-në dhe Izraelin

March 6, 2026
E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In