• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gazeta italiane: Thaçi e ftoi Papën për vizitë në Kosovë

by A R
18/06/2016 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta shkruan se presidenti Thaçi ka ftuar Atin e Shenjtë për të vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt dhe se ka shprehur dëshirën e tij që Selia e Shenjtë të njohë shtetin e Kosovës së ma parë.

“La Stampa”, njëra nga të përditshmet  italiane e fillon shkrimin e saj duke cituar presidentin Thaçi i cili, në një audiencë private, e cili i ka bërë thirrje Atit të Shenjtë, Papa Françeskut që Selia e Shenjtë të njohë Kosovën.

Më tutje, rreth takimit mbi gjysmë ore me Atin e Shenjtë në Pallatin apostolic të Vatikanit, kjo gazetë thekson postimin e të parit të vendit në rrjetin social në Twitter, ku presidenti Thaçi ka shkruar se ndjehej i nderuar të ketë takuar Atin e Shenjtë, me të cilin ka biseduar gjatë për Kosovën, Evropën dhe vlerat që shteti kosovar ndan me Vatikanin.

Pas audiencës me Papa Françeskun, presidenti i Kosovës është pritur edhe nga Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher.

Gazeta shkruan se presidenti Thaçi ka ftuar Atin e Shenjtë për të vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt dhe se ka shprehur dëshirën e tij që Selia e Shenjtë të njohë shtetin e Kosovës së ma parë.

Në tekst thuhet se Thaçi është shprehur i gëzuar që po bëhet shenjtërimi i Nënës Tereze, e cila është mishërim i vlerave universal, duke shtuar se presidenti Thaçi e ka falënderuar Atin e Shenjtë edhe për përkrahjen e vazhdueshme të Vatikanit për popullin e Kosovës.

Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve “Askanews”, ndër të tjera, ka shkruar se presidenti Thaçi është shprehur i gëzuar që po bëhet shenjtërimi i Nënës Tereze, e cila është mishërim i vlerave universal, duke shtuar se presidenti Thaçi e ka falënderuar Atin e Shenjtë edhe për përkrahjen e vazhdueshme të Vatikanit për popullin e Kosovës.

Ndërkaq, gazetat lokale italiane “Il Gazzettino” dhe “Il Messaggero” i kanë titulluar shkrimet e tyre për vizitën e presidentit Thaçi në Vatikan: “Papa Françesku pret Thaçin, në fokus vendosja e marrëdhënieve diplomatike”.

Këto të përditshme shkruajnë se “presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, jo vetëm të vizitojë Kosovën, por edhe që Vatikani të njohën shtetin e Kosovës”, gjë që, sipas gazetës, do të mund të shkaktonte tërmet në frontin ekumenik, duke rënduar marrëdhëniet me kishën ortodokse në Beograd dhe në Moskë.

Në vazhdim thuhet se gjatë takimit me imzotin Gallagher, presidenti Thaçi theksoi se duhet të bëhen hapa në emërimin e një personi në ambasadën kosovare në Romë i cili do të ishte përgjegjës për marrëdhëniet e shtetit kosovar me Selinë e Shenjtë.

Në takim me Papa Françeskun, raportojnë gazetat, presidenti Thaçi ka thënë se “Kosova është shembull në rajon dhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën mes popujve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike”, si një shtet me popullsi me mbi 90 për qind myslimanë. Gjithashtu, gazetat italiane rikujtojnë se dy dytë më parë, e përditshmja e Shtetit të Vatikanit, “Osservatore Romano” ka publikuar një artikull të gjerë ku është theksuar situata më shumë se pozitive në Kosovë, me ç’rast është cituar Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, i cili se në Kosovën e sotme “për herë të parë në shtatëqind vitet e fundit mund të jetojmë dhe të veprojmë të lirë, të mirëpresim njerëzit dhe të japim kontributin tonë jo vetëm për katolikës, por për të gjithë shoqërinë e Kosovës. /Lajmi.net

Next Post

Njihuni me popullin që nuk beson në Zot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In